OAK

OAK: “Problemi më i madh në Kosovë është ngecja në zhvillimin ekonomik

Deklarata e Odës së Afarizmit të Kosovës, mbi ligjet dhe pengesat e të bërit biznes, në konferencën e mbajtur sot, për dialogun publiko-privat në Kuvendin e Kosovës me odat dhe bizneset: “Problemi më i madh sot në Kosovë është ngecja në zhvillimin ekonomik. Ky parlamnet dhe kjo sallë janë fajtori kryesor për këtë. Arsyeja është miratimi i ligjeve pa konsultim paraprak me bizneset. Marrja e ligjeve nga vendet e ndryshme të Evropës, përkthimi i tyre dhe aprovimi nga kuvendi sa për sy e faqe se janë ligje evropiane në përputhshmëri me MSA-në dhe direktivat evropiane e tjera e kanë rënduar edhe më shumë të bërit biznes dhe pothuajse e kanë shkatërruar edhe më shumë ekonominë tonë. Shembull nënshkrimi i CEFTA-s pa asnjë kusht dhe pa mbrojtje të asnjë produkti, ndërkohë që vendet tjera i kanë mbrojtur qindra produkte, ka qenë fillimi i ndalimit të zhvillimit të vendit. Sot Kosova e ka diferencën më të keqe në raport me importin dhe eksportin pavarësisht përpjekjeve të qeverive të ndryshme deri më tani, deri edhe të qenit krenar se kanë ndihmuar shumë vendin dhe kemi rritjen më të madhe në rajon dhe Evropë.

Sot Kosova 90% importon dhe 10% eksporton. Askush në Evropë nuk e ka këtë. Asnjë shtet në Ballkan nuk e ka këtë.

Kosova vazhdon të ketë eksportin me qindra miliona ndërsa vendet e rajonit me disa miliarda. Fajtor tjetër jemi ne bizneset dhe odat të cilat nuk kemi arritë që problemet e të bërit biznes t’i dërgojmë në vendin e duhur dhe të luftojmë që gjendja të mos vije këtu ku jemi”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …