leoni

Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH i apelon shtetet të ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar pandeminë, se do jetë katastrofike

Shumë vende po gabojnë në përballjen me virusin që ka pushtuar botën. Këtë e ka konfirmuar kreu i Organizatës Botërore e Shëndetësisë i cili thotë se koronavirusi do ketë pasoja katastrofike nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “kemi rritje të rrezikshme të rasteve në vendet ku masat e dëshmuara për uljen e rrezikut, nuk zbatohen ose nuk ndiqen”. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në udhëzimet e saj, vazhdimisht rekomandon mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe veshjen e maskave. Koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 570,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …