Brickos

Nga dita e sotme në Kosovë fillojnë të zbatohen masat e reja për mbrojtjen ndaj COVID-19

Nga dita e sotme në Kosovë fillojnë të zbatohen masat e reja për mbrojtjen ndaj COVID-19

Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes se mëtutjeshme të pandemisë COVID-19. Për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes. Disa nga vendimet janë: bartja e maskave mbrojtëse është obligative, mbajta e distancës prej 2 m obligative, institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme, qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00). Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private, aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura. Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve. Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme etj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …