O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

O’Connell: As shkeljet me të vogla nga zyrtarët publik të mos pasi që krijohet kultura për shkelje të mëdha

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, tha se korrupsioni është një çështje që minon të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve, por që, sipas tij, kjo dukuri duhet të luftohet nga vetë qytetarët. “Në shumicën e rasteve vendimet merren për interesa personale. Ky është definimi i korrupsionit, pasi është krijuar kultura që çdo shkelje nuk është skandal, por e natyrshme. Asnjë shkelje nuk mund të pranohet. Edhe një shkelje e vogël nga zyrtarët publik në qoftë se pranohet, i bie se krijohet kultura për shkelje të mëdha”, tha O’Connell. Megjithatë, ambasadori britanik shtoi se është optimist në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. “Jam optimist, pasi që 8 vjet jetoj këtu dhe i njoh kosovarët. Guximi i tyre më jep optimizëm që njerëzit këtu duhet dhe mund të jenë zgjidhja e problemit. Ka njerëz të mirë brenda sistemit. Si qytetarë duhet të jemi pak më të mençur, vigjilentë dhe të mos pranojmë asnjë shkelje si dhe të mos hiqet vëmendja ndaj korrupsionit”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …