Ruairi O’Connell: Nuk ofrova ndonjë mendim për zbatimin e MSA-së në Kosovë, sikur thotë ministrja, Dhurata Hoxha

O’Connelli thotë se Kosova nuk duhet ta harrojë të kaluarën, por duhet ta vendos se si do të duket e ardhmja

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, kanë marrë pjesë në aktivitetin prezantimi i projektit të rivitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren. Me këtë rast O’Connell ka thënë se Kosova nuk duhet ta harrojë të kaluarën, por duhet ta vendosë se si do të duket e ardhmja. Ambasadori britanik ka deklaruar se ata që mohojnë masakrat si Reçaku janë duke gënjyer. “Duhet të kujtojmë të kaluarën, nuk mund të ndryshojmë çka ka ndodhur por ne mund të vendosim se si do të duket e ardhmja. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Likoshanin, Qirezin, Lybeniqin, Mejën dhe shumë masakra të rënda që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që i mohojnë gënjejnë”, është shprehur ambasadori britanik Ruairi O’Connell.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …