Oda e Afarizmit të Kosovës bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Oda e Afarizmit të Kosovës bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka pranuar në radhët e saj edhe Odën e Afarizmit të Kosovës, ku së bashku me institucionet e tjera do japin kontirbutin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. OAK nëpërmjet një komunikate ka thënë se që nga themelimi i  saj i ka dhënë mision vetës që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe tani ka bërë edhe një hap më shumë duke u bërë anëtarë e këtij këshilli. “Në kuadër të  Këshillit Kombëtar  për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, OAK do të përfaqësoj interesat e afaristëve duke i adresuar problemet dhe të gjitha barrierat që biznesët kanë për të bërë biznes në Republikën e Kosovës. Në këtë formë do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në  Kosovë:, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Deliu-Kodra: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq, do të kërkojmë kthimin e rendit kushtetues

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka paralajmëruar se partia e saj do të ndërmarrë veprime …