leoni

Bedri Hamza: Premtimet e Qeverisë Kurti në aspektin ekonomik janë më shumë se ambicioze dhe vështirë të realizueshme

Ministri Hamza prezanton Programin e Reformave 3 vjeçare, zotohet se rritja ekonomike do të jetë mbi 4 %

Ministria e Financave ka bërë prezantimin Raportit mbi Programin e Reformave Ekonomike 2018 – 2020. Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Programi për Reforma në Ekonomi ofron mundësi për të drejtuar punën e Institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme, raporton Ekonomia Online. “Ky program është një vegël përmes së cilës Komisioni Evropian monitoron përformancen tonë si kandidat potencial në transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardëve të tregut evropian. “Përmes këtij programi ne kemi një rrugë të qartë se nga duhet orientiar buxheti dhe politika rregullative për të adresuar pengesat e rritjes ekonomike”, tha ai.

Ai tha se përmes analizës makroekonomike tregohet se në krahasim me 2017 këtë vit janë mundësit më të mëdha për veprim me rritje prej mbi 4%. “Në krahasim me programin e vitit 2017 analiza makroekonomike na tregon se mundësit për veprim janë më të mëdha. Rritja reale pritet të jetë vazhdimisht mbi 4%, rreziqet janë më të balancuara, ambienti i jashtëm ekonomik më favorizuës ndërsa aftësia e sektorit publik për financim koncesional nga jashtë është rritur”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …