Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë plenare ku do t'i shqyrtojë disa raporte vjetore të institucioneve dhe agjencive

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës mbështetje për sektorin privat

E shqetësuar lidhur me gjendjen e të bërit biznes në vend dhe vështirësive që po hasin sektori privat gjatë operimit si pasojë e pandemisë, e shqetësuar për reagimin shumë të ngathët të Qeverisë dhe Kuvendit ndaj punëtorëve dhe bizneseve private, Oda e Afarizmit të Kosovës ka përcjellur edhe njëherë të detajuara kërkesat e operatorëve ekonomik tek Deputetët e Republikës së Kosovës nëpërmjet postës zyrtare në Kuvend. Me qëllim të reflektimit dhe reagimit në kohë sa më të shkurtër kohore, Oda e Afarizmit të Kosovës i bënë edhe këtë herë lutje deputetëve në emër të gati 300.000 punësuarve në sektorin privat dhe qindra bizneseve që të trajtohen kërkesat dhe të miratohet sa më parë pako e re në mënyrë që të ofrohet përkrahje për punëtorët dhe bizneset për tejkalim të kësaj situate. Që nga muaji Mars kur zyrtarisht janë paraqitur rastet e para me Covid-19, tani e 5 muaj ende nuk kemi të finalizuar pakon emergjente, kurse ajo e rimëkëmbjes ende nuk ka kaluar duke vendosur kështu në gjendje të vështirë sektorin privat nga mospërkrahja nga ana e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …