Sot kanë vdekur 32 të infektuar, u konfirmuan 1 mijë e 612 raste të reja, u shëruan 2 mijë e 460 të infektuar

Oda e Infermierëve alarmon vetëm një infermier është në dispozicion për 20 pacientë me virusin korona

Vetëm një infermier është në dispozicion për njëzet pacientë me Covid, sipas një alarmi që Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, i ka bërë ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi përmes një shkrese ku kërkohet shtimi urgjent i stafit infermieror në institucione shëndetësore. Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, përmes një shkrese që i ka dërguar ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ka alarmuar ata me numrin e vogël të infermierëve që detyrohen të ofrojnë shërbime shëndteësorë për pacientët e prekur me Covid. Sipas shkresës që Naser Rrustemaj, kryetar i OIK i ka dërguar ministrit Vitia dhe drejtorit Krasniqi, në Klinikën Infektive, një infermier po ofron shërbime shëndetësore për njëzet pacientë të prekur me Covid. Andaj, Rrustemaj ka kërkuar nga Vitia dhe Krasniqi që urgjent të marrim masa që të shtohet numri i infermierëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …