Zgjidhja e kontesteve të punës në Kosovë kryesisht bëhet përmes gjykatës, derisa gjyqtarët civil janë të mbingarkuar me raste të ndryshme, të cilat nuk janë të profilizuara domosdoshmërisht vetëm në konteste të punës, duke shkaktuar kështu vonesa në zgjidhjen e rasteve përkatëse. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual për të diskutuar temën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në vend të punës, ku pjesë e panelit të diskutimit ishin përfaqësues nga sektori privat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme. Gjatë këtij forumi, drejtori i departamentit ligjor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Astrit Hoti, foli mbi legjislacionin rregullues për çështjet e punës, derisa tha se kontestet e kësaj natyre zakonisht janë të ndërlikuara dhe varen nga rasti në rast. Duke iu referuar statistikave të zgjidhjes së rasteve të marrëdhënieve të punës brenda një viti në gjykatat e Kosovës, Hoti tha se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura sa i përket këtyre kontesteve ka të bëjë me çështjet e kompensimit të dëmit.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …