Odat ekonomike dënojnë kërcënimet kundër investitorëve

Sundimi i ligjit është parakusht për tërheqjen e investimeve të huaja, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Mesazhet kërcënuese kundër cilitdo investitor të jashtëm ose vendor në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet për përmirësim të sundimit të ligjit në vend, si dhe në kundërshtim me masat e Qeverisë për tërheqjen e investimeve të jashtme.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dënojnë ashpër kërcënimin e menaxhmentit të lartë të kompanisë kosovare të Shërbimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), duke u bazuar në raportimet e ditëve të fundit.

Kërcënimet kundër investitorëve përkeqësojnë mjedisin e të bërit biznes dhe dëmtojnë perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të punës.

Duke dënuar kërcënimet kundër investitorëve, Odat Ekonomike thërrasin autoritetet relevante që të hetojnë sa më shpejtë të jetë e mundur raportimet dhe të sjellin përgjegjësit para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …