Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga Qeveria e Kosovës që të eliminohen shpejt ndërhyrjet politike në ekonomi

OEA kërkon nga Kuvendi i Kosovës të mos e aprovojë lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vite

Pas vënies në diskutim të iniciativës për ndryshim të ligjit për automjetete nga ana e Kuvendit të Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane u ka dërguar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës një shkresë duke shprehur shqetësimet e saj lidhur me iniciativën për heqjen e ndalesës për importin e veturave më të vjetra se dhjetë vite. Oda Amerikane dëshiron ta përsërisë qëndrimin e saj se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të kaluar, krijojnë shqetësime për qytetarët. Implikimet e tilla në mjedisin rrethues do të kishin implikime edhe në aspektin e sigurisë dhe shëndetit për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, një veprim i tillë do të ishte edhe në kundërshtim me iniciativat brenda Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave që lirohen nga automjetet e lehta dhe të rënda. Për më tepër, Oda Ekonomike Amerikane shpreh edhe një herë besimin e saj të fuqishëm se joefikasiteti i automjeteve të vjetra do të minimizonte çfarëdo përfitimi afatshkurtër që do të mund të gjenerohej nga lejimi i importit të veturave të tilla. Prandaj u kërkon Deputetëve të Kuvendit të Republikës që të mos e jetësojnë iniciativën e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …