OEK synon themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në kohën pandemike

OEK dhe OEA shprehin shqetësimin e tyre lidhur me pengimin e punës së veprimtarive ekonomike

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me pengimin e punës së veprimtarive ekonomike anembanë vendit në kundërshtim me vendimin e djeshëm të Inspektoratit të Tregut i cili në mënyrë të qartë cek veprimtaritë ekonomike të cilat mund të vazhdojnë punën edhe pas marrjes së masave parandaluese kundër pandemisë COVID-19. Sipas tyre, veprimet e tilla arbitrare ndikojnë në rritjen e konfuzionit të shkaktuar ditëve të fundit, por edhe në rritjen e pakontrolluar të panikut nga ana e qytetarëve. Po ashtu, këto dy institucione kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të aprovojë vendimin për planin e masave që do të lehtësonin operimin e bizneseve në këto ditë të situatës emergjente, sipas propozimit të bërë gjatë ditës së djeshme. Në anën tjetër, të dyja ato thërrasin ndërmarrjet tregtare që të veprojnë gjithashtu me përgjegjshmëri duke mos abuzuar me ngritjen e çmimeve në këto ditë të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …