Oficerët e FSK-së përfundojnë Kursin e Lartë të Oficerit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë

Oficerët e FSK-së përfundojnë Kursin e Lartë të Oficerit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, u diplomuan kursantët e Kursit të Lartë të Oficerit dhe kursantet e Kursi t të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë një delegacion i Forcë së Sigurisë së Kosovës i udhëhequr nga gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe atasheu ushtarak, kolonel Bashkim Shillova, ndërsa nga FARSH ishte edhe gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shef i Shtabit të FARSH etj. Në këto kurse, për vitin akademik 2017-2018, shkollimin e vijuan gjashtë pjesëtarë të FSK-së. Kursin e Lartë të Oficerit e ka mbaruar një pjesëtar ndërsa, pesë të tjerë në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …