U mbajt mbledhja komemorative kushtuar veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Bajrush Behrami

U mbajt mbledhja komemorative kushtuar veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Bajrush Behrami

Në një mbledhje komemorative, kushtuar njërit prej organizatorëve kryesorë të demonstratave të vitit 1981, Bajrush Behramit, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 62-vjeçare u tha se ai  i ka pasur të gjitha virtytet që i ka një patriot: mençurinë, gatishmërinë për sakrificë, por edhe përkushtimin që deri në fund ta ndjekë idealin e lirisë së Kosovës. Në emër të bashkëveprimtarëve, Hamit Hamiti, tha se për një burrë si Bajrushi do të kishte nevojë Kosova dhe institucionet e saja, e veçanërisht institucioni ku punonte, Qendra e Studentëve.

“Do të kalojnë vite pa Bajrushin, edhe familja e tij, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe me të cilët ka punuar do të ndiejnë zbrazëtin që do ta krijojë mungesa e tij, mirëpo këtë zbrazëti do ta plotësojë kujtimi i paharrueshëm i figurës së tij, e plotësojnë gjurmët që ai ka lënë për punën dhe veprimtarinë e tij. Bajrushi u përket emrave të cilët jetojnë edhe pas vdekjes“, tha Hamiti. Kryetari i Shoqatës së veteranëve të UÇK-së, dega në Podujevë, Fahri Balaj tha se Bajrushi veproi pa bërë shumë zhurmë. “Jetoi dhe veproi pa bërë shumë zhurmë, por duke bërë shumë punë dhe lënë shumë gjurmë në historinë e re të kombit tonë, siç jetoi dhe shkoj nga kjo botë pa bërë shumë zhurmë por duke na lënë kujtime më të mira, duke na mësuar si duhet jetuar e qëndruar drejt “, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …