Brickos

OKB-ja ka bërë thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për vazhdimin e financimit të agjencisë së ndihmës në Gazë. Radio Evropa e Lirë njofton se sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ka bërë thirrje shteteve që të vazhdojnë financimin e agjencisë kryesore që ofron ndihmë në Gazë, pasi dhjetëra punëtorë të agjencisë u akuzuan se kanë marrë pjesë në sulmin në Izrael që nxiti luftën katër muaj më parë. Ai ka tërhequr vërejtjen se agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur me akronimin UNRWA, do të detyrohet të reduktojë ndihmën për më shumë se 2 milionë palestinezë në shkurt. Enklava bregdetare është mbërthyer nga një krizë e rëndë humanitare, me çerekun e popullsisë që po përballet me uri. “Dhjetëra mijëra burra dhe gra që punojnë për UNRWA-në, shumica nga të cilët punojnë në situatat më të rrezikshme për punëtorët humanitarë, nuk duhet të penalizohen. Nevojat e mëdha të popullatës së dëshpëruar për të cilët ata shërbejnë, duhet të përmbushen” ka theksuar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova në katër vitet e fundit nuk mori asnjë njohje, ndërsa Palestina edhe pse në luftë po merr përditë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se  Palestina, edhe pse në Gaza në …