OKB saktëson se autoritetet e larta ushtarake në Mianmar do të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine

OKB saktëson se autoritetet e larta ushtarake në Mianmar do të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine

Një raport i OKB-së saktëson se autoritetet e larta ushtarake në Mianmar duhet të hetohen për gjenocidin e kryer në shtetin Rakhine dhe për krime tjera kundër njerëzimit në zonat tjera. Raporti, i bazuar në qindra intervista, është dënimi më i fuqishëm nga OKB-ja për dhunë kundër myslimanëve Rohinja. Aty përmenden  gjashtë figura të larta ushtarake që duhet të përballen me gjykim. Raporti është tejet kritik edhe për lideren de fakto të Mianmartit, Aung San Suu Kyi, e cila ka fituar nobel për paqe, por nuk ka intervenuar për ta ndaluar gjenocidin. Në raport bëhet thirrje që rasti të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sulmet ushtarake kundër myslimanëve Rohinja në Shtetin Rakhine kanë nisur të gusht të vitit 2017, pas sulmeve të përgjakshme të militantëve rohinjas. Besohet se rreth 700,000 myslimanë Rohinja kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit si pasojë e dhunës ushtarake, ndësa dhjetëra mijëra janë masakruar nga policia dhe ushtria e këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …