Oliver Varhelyi: 30 miliardë euro do t'i dhurohen shteteve të Ballkanit Perëndimor si ndihmë pas pandemisë

Oliver Varhelyi: 30 miliardë euro do t’i dhurohen shteteve të Ballkanit Perëndimor si ndihmë pas pandemisë

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre pas pandemisë. Në një shkrim ai u shpreh se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete. Në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …