Brickos

Albin Kurti

Opozita duhet ta kushtëzojë takimin me Albin Kurtin, pasi ai të pranojë se ka nënshkruar vendimet e Hashim Thaçit

Opozita, veçmas PDK-ja  duhet ta kushtëzojë takimin me Albin Kurtin, pasi ai  të pranojë se ka nënshkruar vendimet e dikurshme të  Hashim Thaçit dhe të pranojë përfundimisht të pajtohet dhe t’ ia përmend emrin, ashtu sikur ia kishte përmendur  për të fundit herë, në kohën kur i kishte thënë: “Hashim, shko në Hagë, çka po pret, atje e ke vendin”. Tani duhet t i kërkojë falje dhe t’ i thotë, Hashim eja, se paska qenë punë e kotë… u mundova ta lyej pak me kos, por s bëri dobi…

Po të kishte Kosova opozitë, tani kur Albin Kurti po i pranon marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat dikur i quante “tradhti kombëtare”, tani kur doli krejt sheshit se kauza e Albinit dhe e Vetëvendosjes ishte vetëm një gënjeshtër e kallajisur mirë, për ta marrë pushtetin dhe për t’ i mashtruar të pakënaqurit,  tani kur në Kosovë do të themelohet edhe “de iure” Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pasi ai realisht ekziston si strukturë pushtare paralele, tani  pasi dialogu është kthyer në nivelin teknik,  të cilin dikur e kishte udhëhequr, Edita Tahiri, tani  Albin Kurti do të duhet të hiqej zhag  nga posti, ashtu sikur ai kërkonte të hiqeshin Isa Mustafa e Hashim Thaçi, kur ai ishte në Opozitë, dhe kur Vetëvendosja  kishte sulmuar me molotov e zjarre shtëpinë dhe pronat private të Isa Mustafës.

Në Kosovë ka gjithçka por opozitë që bën punë, nuk ka. Ka opozitë që bën fjalë, që krekoset, që nxjerrë dokumente e paraqet fakte,  por që është zotuar se nuk do të dalë në rrugë,  vetëm sepse atë formë të luftës për ta marrë pushtetin  e konsideron se është e Vetëvendosjes, andaj nuk dëshiron ta ndjekë shembullin e një rruge të tillë.

Në gjendjen që ndodhet sot opozita në vend, Albin Kurti mund ta nënshkruajë edhe autonominë substanciale të  Kosovës nën Serbi dhe nuk do ta rrezikonte pushtetin.

Por Kosova në momente të caktuar dhe në dilema të tilla historike, ka pasur dhe shpresojmë shumë se do të ketë forca që e marrin në dorë fatin e saj, ashtu sikur nuk ka ndodhur vetëm njëherë në të kaluarën… (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …