Adnan Rrustemi: Në zgjedhjet e 22 tetorit qytetarët të votojnë me dokumente të Kosovës, jo me ato me të Serbisë

Opozita kërkon kthimin e Projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Përfaqësuesit e partive opozitare të Kosovës  në Komisionin për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e agjencisë kundër korrupsionit, kanë kërkuar të kthehet mbrapa në qeveri Projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ata kanë vlerësuar se ky projektligj nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si i tillë duhet të ndryshojë. Po ashtu, ata kanë përmendur edhe komentet e Komisionit të Venecias, komentet e të cilit sipas tyre nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Kryetari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka kërkuar që komisioni ta trajtojë në lexim të dytë këtë projektligj. Projektligji ka kaluar në parim tash propozoj që i gjithë komisioni të jemi në grup punues për ta trajtuar në lexim të dytë këtë projektligj. Unë i kam dorëzuar brenda afatit disa amendamente si deputet si material pune për grupin punues në mënyrë që të kemi propozime. Qëndrimi është i qartë të gjitha rekomandimet e komisionit duhet dhe do të adresohen në këtë projektligj”, ka thënë Adnan Rrustemi.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …