BBC: Po rriten tensionet midis serbëve etnikë dhe Qeverisë së udhëhequr nga shqiptarët, në Kosovë

Në një shkrim të BBC-së  për Kosovën thuhet  se tensionet po rriten midis serbëve etnikë dhe qeverisë së udhëhequr nga shqiptarët në Kosovë, në Evropën Juglindore. Protestuesit serbë kohë më parë kishin bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë goditur  me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre. Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova – një krahinë e ish-vendit – kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj. Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë. Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit. Nga rreth dy milionë banorë sa  jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, turq, ashkali  dhe romë, shkruan BBC.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …