Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e katërt zgjedhor

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e katërt zgjedhor

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e katërt zgjedhor. Kuvendi ka zgjedhur kryetar, veteranin dhe invalidin e luftës, Hysni Ngucati, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë. Ish kryetari i deritanisëm Smalj Elezaj   ka deklaruar se  veteranët kanë dhënë kontribut  në lufte dhe në paqe. Kaluam nëpër burgjet e okupatorit kaluam edhe në procese të padrejta te UNMIK- ut, dhe Eulex –it, ku për shkak të tyre shokët tanë janë ende ne burgje. Ata ende po na demonizojnë.

Ndërkohë në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se ata që do  të zgjidhen  në krye të veteranëve do të marrin përgjegjësi për t’i mbrojtur vlerat e  UÇK-së, dhe vlerat kombëtare. Në mbrojtje të kategorive të dala nga lufta këta delegatë duhet të dinë se para vetes kanë një sfidë.

 Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim  tha se ka disa vite që po mbahen bëhen debate se kush ishte me meritori në luftë, por e dimë se pa gjakun e derdhur për nuk do të kishte liri.

Në Kuvendin e veteranëve në emër të AKR-së foli, Shefki Abdullahu i cili i uroi veteranët dhe  përshëndeti në emër të kryetarit, Behxhet Pacolli.

Haxhi Shala nga NISMA për Kosovën  tha me këtë rast se dëshiron që në këtë kuvend të zgjidhet një veteran, që përfaqëson veteranët e jo politikën. Veteranët duhet të jenë të bashkuar sepse para vetës kemi një sfidë të madhe ngase na pret gjykata speciale. Kjo organizatë duhet të ketë një qëllim, mbrojtjen  e vlerave të luftës.  Jeni të vetëdijshëm se një pjesë e shoqërisë sonë edhe e gëzojnë lirinë edhe na shajnë, e për këtë ne jemi fajtorë sepse gjithkujt i jepet hapësirë të flasin për UÇK, si Veton Surroi dhe lloji i tij.  Ju jeni çlirimtarë dhe mos i jepni hapësirë lloj-lloj matrapazi. Duket sikur edhe  shoqata është shndërruar  gati në parti politike.

Në emër të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, bëri thirrje që ata të cilët nuk ishin pjesë e luftës të mos përzihen fare. Po ashtu bëri thirrje që të hiqen pensionet sepse ne nuk luftuam për një pension 170 euro. Lufta dhe çlirimi janë tonat. Por duhet nxjerrë  ligji për UÇK-në i cili duhet ta ketë edhe pjesën e ndëshkimit për ata që flasin dhe shpifin  kundër saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …