Organizata “Human Appeal International” dhuron lineleum për dysheme për shkollën e Carralevës dhe Muzeqinës

Organizata Humanitare Ndërkombëtare “Human Appeal International”, gjatë javës që shkoi ka dhuruar lineleum për dysheme dhe tepih për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Abdullah Shabani” të Carrelevës. Për të parë nga afër punën që është bërë në këtë shkollë, ka vizituar institucionin arsimor të Carralevës, drejtori i Arsimit, Hajrullah Ademaj, i cili ishte i kënaqur me punën dhe angazhimin që është bërë në shtruarjen e dyshemesë me lineleum. Ai falënderoi organizatën “Human Appeal International” për kontributin e dhënë në shkollën e Carralevës si dhe në SHFMU “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.

Ndërsa, drejtori i shkollës së Carralevës, Enver Avdiu kishte përgatitur një mirënjohje të veçantë për organizatën në fjalë, të cilën ia dha përfaqësuesit të kësaj organizate dhe e falënderoi në emër të institucionit arsimor të cilin e udhëheq.

Drejtori i shkollës, Avdiu bëri të ditur se Organizata Humanitare “Human Appeal International” ka dhuruar 204 metra katrorë lineleum për dysheme dhe 50 m² tepih. Kurse për shkollën e Muzeqinës, Agim Avdiu drejtor i kësaj shkolle thotë se organizata e sipërpërmendur ka dhuruar gjithsej 160 m² lineleum, me të cilin është shtruar bina e sallës së edukatës fizike, biblioteka dhe korridori i saj (54.5 m²), ndërkaq në paralelen e ndarë fizike në Vojnovc, tregon Avdiu është shtruar një mësonjëtore, kabineti i Teknologjisë Informative dhe biblioteka e shkollës (105.5 m²).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …