leoni

Komuna e Skenderajt dhe UN Habitat-i nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Komuna e Skenderajt dhe UN Habitat-i kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në fushën e mbështetjes së planifikimit në kuadër të projektit “Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë”.

Memorandumi është nënshkruar nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe Gwendoline Mennetrier, Krye-këshilltare teknike e UN-Habitat-it.

Më anë të këtij Memorandumi palët nënshkruese janë pajtuar që të nxisin zhvillimin gjithëpërfshirës dhe qeverisjen e mirë nëpërmjet zhvillimit të planifikuar.

Palët u pajtuan gjithashtu që të bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku për realizimin e një vlerësimi bazë dhe inicimin e aktiviteteve në përkrahje të planifikimit strategjik hapësinor.

Komuna e Skenderajt në këtë proces do të përfitoj nga përvoja e UN Habitat-it në fushën e krijimit të Hartave Zonale dhe hartimin e Planit të Zhvillimit Komunal, dokumente këto shumë të rëndësishme në fushën e planifikimit hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …