leoni

Trepça

Çfarë “nami” paska pasur Trepça kur është 90 për qind e përfitimeve janë shfrytëzuar nga Beogradi e Serbia?

Retorika  dogmatike e krerëve të Shtetit të Kosovës  me atë që quhet “nam”, të cilin ia paskan kthyer Trepçës, duke nxjerrë e më pas duke dekretuar formalisht Ligjin për këstë gjigant ekonomik aktualisht të pashfrytëzuar , nuk ka si të mos shtrojë pyetjen se  kur paska pasur Trepça aq nam për Kosovën? Njëra prej akuzave kryesore, të cilën punëtorët dhe rinia shqiptare e Kosovës,  ia kishin drejtuar  presidencës së RSFJ-së në vitin 1981 ishte ajo “Trepça punon, Beogradi fiton”. Nami i Trepçës mbase edhe ka qenë për zhvillimin ekonomik të Serbisë e Jugosllavisë, por jo për Kosovën, përveç zënies me punë të disa mijëra minatorëve, të cilët asnjëherë nuk janë barazuar me paga me minatorët e Borit apo të minierave të tjera në ish-Jugosllavi.  Parullat e thata politike se gjoja minatorët po thonë se “Trepçës” po i kthehet nami i dikurshëm, nuk kanë të bëjnë me “namin” as me realitetin, sepse resurset e Trepçës nuk arrin t i shfrytëzojë shteti i sotëm Kosovës, pavarësisht ligjeve dhe përpjekjeve të drejta për ta shfrytëzuar atë. Miratimi i Ligjit është vetëm ana formale e problemit, ndërsa nuk thuhet kot se nga e thëna në të bërë është në mes një det me rërë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …