leoni

Organizata studentore REFORMA, përmes një aktiviteti sot do të paralajmërojë protesta nga Parlamenti Studentor para Rektoratit

Organizata studentore Reforma përmes një aktiviteti sot do të paralajmërojë protesta nga Parlamenti Studentor

Parlamenti Studentor do të fillojë me protesta dhe bojkotim të procesit mësimor për të kundërshtuar, vendimet e dëmshme dhe ndërhyrjet në punën e këtij parlamenti. Kështu thuhet në një njoftim të organizatës studentore REFORMA, e cila do sot do të mbaj një aksioni simbolik në oborrin e rektoratit të UP-së, duke filluar në orën 11:00. Sipas kësaj organizate, përmes këtij aksioni do të paralajmërojmë protestat e Parlamenti Studentor. “Do t’i drejtohemi Ministrit të Arsimit që ky Bord Drejtues i UP-së nuk po i përfaqëson interesat e Universitetit mirëpo më shumë i përshtatet interesave të partive politike dhe është shndërruar në BORD PARTIAK. Universitetin i Prishtinës tashmë po e quajmë “UP-Telekomi i Kosovës”, ne do të kundërshtojmë ndërhyrjet e jashtme që po i bëhen Universitetit të Prishtinës dhe duke u munduar që me çdo kusht ta politizojnë edhe organin më të lartë të përfaqësimit studentor në UP, Parlamentin e Studentëve. Si organizatë e pavarur studentore REFORMA jemi kundër tendencave të cilat po bëhen për interesa me prapavijë partiake. Ky aksion simbolik është paralajmërim për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …