Orhan Lan Halilaj (13.3.1979 - 11.8.1998)

Orhan Lan Halilaj (13.3.1979 – 11.8.1998)

Dëshmori Orhan Halilaj lindi në fshatin Gllogjan, më 13 mars 1979. Prindërit Lan e Sharke Halilaj paten shtatë fëmijë: dy djem e pesë vajza. Orhani ishte fëmija me i vogël i tyre, apo sugari i nënës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe atë të mesme e filloi në Rrezar (Irzniq), komuna e Deçanit, por në vitin e katërt e ndërpreu për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së, pikërisht më 24 mars 1998.

Ai kishte prirje këngëtari dhe këndoi me Luan e Shkëlzen Haradinajn, Fatmir e Luan Nimanajn, Bekim Vishajn, Halil Mehmetajn etj. Pos tjerash, me këngë të reja të sapokrijuara nga vetë ai e këngëtarë të tjerë, këngëtarët bashkë me Orhanin paralajmëruan bashkësinë ndërkombëtare që të mos luhet me fatin e Kosovës, madje thurën e kënduan edhe këngë të dëshmorëve të saporënë, pa ditur se edhe vetë do të kenë një fat të tillë. Asokohe, kënga ishte njëfarë rekrutimi i llojit të veçantç të luftës për liri në rrethana dramatike qëforconin zemrat e luftëtarëve, si përgatitje për beteja të ardhme të luftës për liri.

Pos furnizimit e pjesëmarrjes në ofenziva, luftëtarë të shumtë patën edhe prirje për muzikë, kryesisht për këngë folklorike, siç ishin: Orhani, me shokët, kushërinjtë e bashkëfshatrët: Luan Nimanajn, Sadik e Miftar Halilajn, Agim Selmanajn, të bijtë e Marash Krasniqit, Mëhilli e Ndreca, etj. Ishte një armatë këngëtarësh-luftëtarësh të shtrirë në mbarë trevën e Kosovës e më gjerë, të vjetër e të rinj, që nga Lan Dobra, Shaqë Avdia, Adem Jashari, Mujë Krasniqi, Hysen Sopaj nga [anishi i Malasit të rrethit të Ulqinit, Muhamet Malësori nga Krusha e Madhe, Naim Lata nga Smolica, Qazim Beka nga Tica, Abedin Ibishi nga Skenderaj etj., që, siç thuhet, edhe vdekjen e bënin dasmë.

Në ditët e para të sulmit në Gllogjan, babai i Orhanit, Lani, u zu rob me 12 bashkëfshatarë, u keqtrajtua në burgun e Gjakovës dhe, pas tri ditësh, u lirua, por mbeti me pasoja shëndetësore. Po këtë ditë arrestimi, edhe nënën ia rrahin deri në alivanosje.

Më 23 prill 1998, Orhani u hodh në mbrojtje të fshatit, bashkë me Enverin, kushëririn e shokun e jetës. Luftën për liri e kishte ëndërr që në fërnijëi, të mësuar që në prehrin e gjyshes, në oda, pastaj edhe në bankat e shkollës përmes lëndës së historisë, të cilën e dëgjonte me vëmendje. Luftën sikur mezi e priste të kyçej me tërë qenien e tij rinore.

Mungesa e armatimit në Ushtrinë Çlirimtare shkaktonte plogështi të zhvillimit sadopak të mirëfilltë të luftës, jo vetëm në Gllogjan, ku ishte i inkuadruar Orhani, por pothuaj në mbar Kosovën. Pos tjerash, e pamundësonte inkuadrimin e të rinjve e të rejave në UÇK, zgjerimin e radhëve të saj, formimin e një ushtrie të mirëfilltë, zvarritjen e sukseseve në front, andaj shumë grupe, disa herë shkuan në Malësi për furnizim me armë. Madje edhe udhëtimi i disahershëm Gllogjan-Malësi për armatim e pati efektin e vet. Gjatë asaj rruge të shpeshtë në terrene shumë të thyeshme, shpesh të rrezikshme, pothuaj të stërngarkuar me armë e municion, të takuar me bashkudhëtarë e bashkëluftëtarë dukagjinasë, si dhe të sprovuar me situata të ndryshme, e kalitin dhe e forcojnë shpirtin e trupin e çdo ushtari, andaj edhe të vetë Orhanit.

Pas këtyre udhëtimeve e kalitjeve fizike e shpirtërore, Orhani mori pjesë në luftimet e zhvilluara kundër forcave pushtuese serbe, sidomos në Baballoq, duke luftuar heroikisht në vijën e parë të frontit. Aty u plagos në kraharor të djathtë, prej ku u dërgua për shërim në Tiranë. Pas shërimit, Orhani kthehet përsëri në front, në vendlindje. Glogjani asokohe ishte i rrethuar nga forcat armike me gjithë arsenalin luftarak që posedonte, disa fish më të shumtë se forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Orhani dhe kushëriri i tij, Enveri u pozicionuan në shkollën fillore të fshatit, aty ku i kishin marrë mësimet e para. Aty luftuan e ranë heroikisht, ashtu si u ka hije luftëtarëve, në mbrojtjen e vaatrës së diturisë, të fshatit e të atdheut, për t’ia siguruar vetes përjetësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare, si dhe ardhme rinë e lumtur e të lirë gjeneratave të reja, e përgjithësisht Kosovës.

I goditur nga një predhë e armikut, e gjuajtur nga Suka e Biteshit, Orhani ra heroikisht në Gllogjanin e rrethuar, më 11 gusht 1998, bashkë me kushëririn, Enverin, duke i mbrojtur pozicionet mu në shkollën fillore “H. Prishtina” të fshatit, ku i pat marrë mësimet e para dhe kështu u bë shembull se si duhet vdekur për atdhe të shtrenjtë e liri të tij, që sot po e gëzojmë.

Pas dy ditësh varroset në varrezat e vjetra, por më vonë radhitet në varrezat e dëshmorëve të kombit në Gllogjan.

Dëshmori Orhan Lokaj ia shtoi madhështinë luftës, vendlindjes, Kosovës e mbar kombit. Historinë e begatuan me trimëri të shquara, heroizma e beteja. Luftimet e treguara nga heroizmat e tyre e qindra luftëtarëve e dëshmorëve të tjerë, ia sollën vetes përjetësinë e Kosovës lirinë që po e gëzojmë.

Ranë heroikisht duke ngritur veten në lapidar lavdie për tokën e bekuar të Kosovës që aq shumë e deshtën, duke dhënë dhe jetën për lirinë e saj. Me Orhanin e mijëra të tjerë krenohet familja, vendlindja, UÇK-ja, Kosova e mbarë shqiptaria.(Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Ahmet Tërshani (26. 7.1968 - 10. 5.1999)

Shaqir Ahmet Tërshani (26.7.1968 – 10.5.1999)

Shaqir Tërshani lindi më 26.7.1968 në fshatin Greiqec të komunës së Therandës, nga babë Ahmeti …