Osman Emini zgjedhet kryesues i Komitetit për Komunitete në Ferizaj

Këtë të premte Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt ka mbajtur mbledhjen e parë të kësaj legjislature. Hapjen e mbledhjes së parë të këtij komiteti e ka bërë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi. Ai ka thënë se ky komitet është obligativ dhe do të merret kryesisht me çështje të komuniteteve pakicë që jetojnë në qytetit e Ferizajt. Në këtë mbledhje pikë e vetme e ditës ishte zgjedhja e kryesuesit të Komitetet për Komunitete, me ç’rast kryesues u zgjedh Osman Emini si dhe zëvendëskryesuese Flora Abdullahu. Ky komitet përbëhet nga këta anëtarë: Flora Abdullahu nga PDK, Florije Musa-PDK Jehona Mustafa nga LDK, Hajriz Haziri, Osman Emini, Nexhat Kryeziu, Silvana Macak, Zenel Emini  si dhe një vend mbetet i rezervuar për një anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …