KEK
Fillimi / Lajmet / Osman Karakaya: FETO bashkëpunon me shumë nga krerët politikë të Kosovës dhe bizneset e tyre
Osman Karakaya: FETO bashkëpunon me shumë nga krerët politikë të Kosovës dhe bizneset e tyre

Osman Karakaya: FETO bashkëpunon me shumë nga krerët politikë të Kosovës dhe bizneset e tyre

Osman Karakaya është njëri nga gjashtë gylenistët e arrestuar dhe i dëbuar  nga Kosova për në Turqi,  i cili ka nisur bashkëpunimin me Prokurorinë e shtetit turk lidhur me veprimtarinë e organizatës FETO. Karakaja, i cili me profesion është doktor, ka pranuar se është fajtor dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë në Ankara, shkruan “JeniTan”. Ai ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan dhe  në Kosovë. Ka pranuar se ka blerë tokë për ndërtimin e një ferme ku bëhet fjalë për 60 hektar tokë, e që janë të përfshirë shumë ish-politikanë nga Kosova, zyrtarë fetarë nga Shqipëria, dezertorët nga Turqia, anëtarë të partisë BDI nga Maqedonia dhe biznesmen të ndryshëm nga Kosova. Mbështetësit më të mëdhenj të arenës politike të FETO-s në Kosovë janë; Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës  dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Aktivitete të tjera kur janë bërë mbledhjet e “bamirësisë” janë realizuar nga ‘Fondacioni Atmosfera”.  Ndryshe ky fondacion ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si ndërmjetësues ndërmjet pjesëtareve të FETO-s me politikanet kosovarë kur është bërë fjalë për bashkëpunim. Ndërkaq, për organizatën FETO, janë bërë shumë hulumtime dhe shkrime për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha si ato të edukimit, biznesit, medias dhe me OJQ-të.

Kontrolloni gjithashtu

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 20 raste të reja, janë shëruar 31 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike  ...