vipa
driloni com
Fillimi / Tema Historike / Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë
Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Po atë ditë ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri  ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill  organizoi qëndresë të  armatosur kundër pushtimit fashist italian.

Hero i Popullit, Mujo Ulqinaku lindi në Ulqin në familjen e një detari të varfër, në vitin 1896. Që në moshë të vogël hyri ishte ndihmës detar he më vonë punoi si detar në Shkodër e në Durrës. Me gradën e nënoficerit në  një nënrepart të marinës në Durrës, ditën e agresionit fashist italian kundër Shqipërisë u vu menjëherë në krye të detarëve të braktisur nga oficerët tradhtarë dhe organizoi me ta e me vullnetarë të tjerë qëndresën e armatosur në portin e Durrësit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimëri e guxim të rrallë, duke vrarë e plagosur dhjetëra fashistë. Ra në luftim të pabarabartë në mbrojtje të atdheut, më 7 prill 1939 duke u bërë shembull i lartë patriotizmi e atdhedashurie. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë. Në Durrës, ushtria e vogël shqiptare e drejtuar kapteri i marinës Mujo Ulqinaku i bëri qëndresë pushtuesit. Atë ditë ranë heroikisht 12 atdhetarë shqiptarë në krye me Mujo Ulqinakun.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Skënder S. Kapiti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit – Arkitektja që projektoi Mbrojtjen, Pavarësinë dhe Bashkimin Kombëtar

Kjo ngjarje madhore, si më e rëndësishme për shqiptarët duhej të kujtohej dhe të kremtohej ...