Brickos

KFOR: Po e monitorojmë situatën nga afër dhe vazhdojmë të jemi si përgjegjësi i tretë i sigurisë në Kosovë

Mediet në Serbi: NATO-ja dhe Amerika në Bondsteel të Kosovës por hartojnë planin për pushtimin e botës(!)

Portali “Serbia sot” ka publikuar një shkrim me titull: “Strategjia për pushtimin e botës”, ku shkruan se plani për pushtim është  duke u hartuar në bazën e NATO-s në Bondsteel të Kosovës dhe sulmi është shtyrë vetëm për shkak se Uashingtoni nuk është ende i sigurt nëse kryetari Aleksandar Vuçiq do ta  dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë! Me përgatitjen e pushtimit të veriut të Kosovës, Perëndimi i dërgon një mesazh të qartë Beogradit se çfarë mund t’i ndodhë nëse nuk bashkëpunon. Vetëm një budalla mund të mendoj se Stjepan Mesiq, i dëshmuar si njeri që urren serbët, rastësisht erdhi në Novi Pazar të pështyjë mbi Serbinë, dhe se Aleksandar Oxhiq, lideri i partisë separatiste të Vojvodinës dhe partner i koalicionit me Sasha Jankoviq, me ditë të tëra rastësisht thërret për luftë në Vojvodinë! Këto janë të gjitha sinjale të qarta për Serbinë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunuese’ në raport me Kosovën. Krahas kësaj, amerikanët në bazën e tyre në Kosovë po përgatisin një plan ushtarak për të sulmuar veriun e Kosovës. Ata do të përpiqen të provokojnë Beogradin për incidente, siç ishte arrestimi brutal i Gjuriqit, sepse kanë nevojë për justifikim në ndërhyrjen ushtarake. E vetmja gjë që për shkak të cilës amerikanët e shtyjnë këtë plan është frika se Vuçiq menjëherë do të dërgojë ushtrinë në Kosovë dhe se ushtria mund të ketë mbështetje të rëndësishme nga Rusia, thuhet ndër të tjera në këtë shkrim spekulativ, pa asnjë burim relevant.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, planifikon takimet me diasporën shqiptare në Athinë, për të thelluar lidhjet globale

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, planifikon të mbajë takime me diasporën shqiptare nëpër botë. Ato …