Brickos

Osman Osmani: Programi politik dhe operativ i PKMLSHJ-së në vitin 1978 I

Osman Osmani: Programi politik dhe operativ i PKMLSHJ-së në vitin 1978 I

PROGRAMI I ORGANIZATËS PKMLSHJ, i aprovuar me rastin e konsolidimit në verë të vitit 1978 në mbledhjen solemne në Prishtinë, rruga Gjergj Fishta… (shih Kallëzimin penal nr. 1323 e datës 11 maj 1982, Aktvendimi Hep. nr. 91/82 dhe Aktgjykimin P-K.nr. 167/82, kundër pjesëtarëve të Organizatës PKMLSHJ në shkurt të vitin 1983)

ÇKA E RËNDON POPULLIN SHQIPTAR NË RSFJ

Historia e hidhur po e përcjell edhe në ditët e sotme popullin shqiptar i cili në as një moment nuk u gjunjëzua, por përkundrazi forcat progresive shqiptare organizuan luftë të pa ndërprerë për unitetin ekonomik, kombëtarë, territorial. Organizimi i parë fillon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, periudhë kjo, në të cilën shënohen faqe të ndritura në historinë e popullit tonë. Viti 1912 shënon shpalljen e pavarësisë dhe shpalljen e shtetit kombëtarë shqiptar. Ky është akt me rëndësi të madhe për popullin  shqiptar. Për arritjen e kësaj fitoreje kontribuon edhe pjesët tjera shqiptare që mbetën jashtë këtij shteti shqiptar. Shtetet fqinje me ndihmën e fuqive të mëdha botërore i ja arritën qëllimit që gjysmën e Shqipërisë etnike ta copëtojnë dhe ta okupojnë. Përkundër ushtrimit të terrorit në këto krahina nga ana e sundueseve të rinj, populli shqiptar kurrë nuk hoqi dorë nga rezistenca, prandaj këta (pushtues) në të dy luftërat botërore angazhojnë forca të mëdha për ti mbajtur nën sundimin e vet. Në popullin shqiptar u ushtruan metoda të ndryshme të asimilimit, të gjenocidit e të kolonizimit nga pushtuesit e sunduesve të rijnë. Këta faktorë e detyruan një pjesë të madhe të popullit të shpërngulet nga vatrat e veta në botën mbarë. Lufta e dytë botërore, përkundër gjakderdhjes së madhe, për popullin shqiptar sillte një fat më të bardhë në krahasim me jetën e deriatëhershme që e kaloi nën sundimin e borgjezisë shoviniste jugosllave. Se e ardhmja është e ndritur e shtonte fakti se luftën po e udhëhiqte PKSH, e cila luftonte për çlirim  klasor dhe unitet kombëtar, unitet territorial, ekonomik e politik shqiptar.

Mirëpo me përfundimin e kësaj lufte nuk morri fund gjithçka ashtu siç u besua, ngase një pjesë e mirë e popullit shqiptar dhe e tokave shqiptare prapë mbetën jashtë kufijve kombëtar dhe brenda kufijve jugosllavë, sikur kishin qenë edhe më parë, edhe  pse në fillim të revolucionit ishin marrëveshje në mes të PKSH dhe PKJ që të lejohet bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, respektivisht kjo të mundësohet përmes vetëvendosjes. Në popullin shqiptar që mbet nën Jugosllavinë “socialiste” u ushtrua një dhunë e terror nga ana e borgjezisë së re jugosllave për njëzet vite me radhë, e cila udhëhiqej nga klika e serbomëdhenjve në krye me zëvendëskryetarin e Aleksandër Rankoviqin. Pas vitit 1966 filluan forma të reja të një eksploatimi dhe diskriminimi  të egër klasor me metoda të reja të diskriminimit e të degjenerimit kombëtar. Përkundër politikës së këtillë anti shqiptare dhe anti marksiste të kurdisur mirë, forcat shqiptare nuk hoqën as nuk heqin dorë nga lufta për pavarësi klasore e nacionale. Si rezultat të kësaj lufte kemi krijimin e Partisë Komuniste Marksiste – Leniniste Shqiptare në RSFJ e lindur nga gjiri i popullit, për të udhëhequr klasën punëtore dhe popullin shqiptar në luftën e mëtejshme për individualitet dhe pavarësi kombëtare, si dhe për udhëheqjen e revolucionit dhe aprovimin e marrëdhënieve socialiste në shoqërinë shqiptare në Jugosllavi.

Kushtet ekzistuese mundësojnë që kjo luftë të kryhet me sukses dhe të realizohen aspiratat e theksuara. Forcat progresive shqiptare duhet të angazhohen për sendërtimin e politikës së proklamuar nga PKMLSHJ për çlirim nga eksploatimi serbomadh, malazezomadh, maqeonomadh dhe unitarizmit shtetmadh jugosllav dhe për individualitet pavarësi dhe barazi nacionale dhe klasore brenda RSFJ, gjegjësisht për mundësimin e krijimit të RSSH në RSFJ. Kjo RSSH do të lindte pas bashkimit të viseve shqiptare në një tërësi territoriale, pas pavarësisë nga kolonizatorët maqedono-malazezo- serbomedhenj dhe pas pavarësisë ekonomike e politike të popullit shqiptar në RSFJ. Është pra e nevojshme të bëhet mobilizimi i tërësishëm i forcave progresive në një vijë të këtillë politike për arritjen e kësaj fitoreje të pa evitueshme.

Pikërisht kjo është detyrë e partisë: që ti zgjojë e ti bashkojë këto forca progresive, të cilat gjer më tani kanë bredhë në kërkimin e metodave të llojllojshme pa ndonjë program të caktuar, të përbashkët, e që gjithsesi ka paraqitur një gjendje konfuze e cila kuptohet nuk ka arrit ndonjë sukses të madh. Marrëdhëniet e tanishme shoqërore të krijuara sidomos në dekadën e fundit  janë të lënduara me dukuritë mikroborgjeze, të cilat u infiltruan tek ne me ndihmën e reaksionit hegjemonist, burokratik e karrierist dhe kështu krijuan klasën sunduese në Jugosllavi. PKMLSHJ me përkrahjen e plotë të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë morri iniciativën që të udhëheq më tutje revolucionin socialist dhe i përcaktoi vetes këto tri fronte kryesore të veprimtarisë:

Për formimin e RSSH në RSFJ, me të cilën populli shqiptar do të fitojë pavarësi dhe barazi nacionale, do ti ndërtojë marrëdhëniet socialiste, etj.

Në planin federativ të jep kontributin e vetë për eliminimin e marrëdhënieve borgjeze të kalbura, të cilat po bëhen marrëdhënie dominuese në rregullimin e raporteve shqiptaro jugosllave; të ndihmojnë zhvillimin e mëtutjeshme të socializmit të vërtetë në RSFJ e të pengojnë rrezikimin e sovranitetit e të integritetit dhe të unitetit të saj.

Në planin ndërkombëtar PKMLSHJ dëshiron ti kontribuoj luftës së klasës punëtore dhe proletariatit botëror për çlirim nga eksploatimi. Posaçërisht në shënjestër duhet të vihen aparatet burokratike të vendeve të ashtuquajtura socialiste, të cilat po si në vendet kapitaliste, eksploatojnë dhe keqtrajtojnë klasën punëtore dhe popujt e botës. Duhet të jemi të vetëdijshëm se para nesh janë shtruar detyra aq sa të rëndësishme aq edhe të rënda. Është krijuar një situatë krize e përgjithshme ekonomike për popullin shqiptar (në RSFJ), atë jugosllav si dhe atë botërorë, prandaj është momenti i fundit që forcat progresive të mobilizohen dhe të nisen në një luftë të re progresive.

P R O G R A M I   I   P K M L SH J

Programi i PKMLSHJ (Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në RSFJ) është bazë teorike e aktivitetit dhe luftës sonë të mëtutjeshme, i cili nxirret nga programi i lëvizjes botërore dhe është pjesë përbërëse e tij.

PKMLSHJ me këtë program del në ballë të masave progresive shqiptare në Jugosllavi që në esencë është udhërrëfyes për realizimin e kërkesave të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë për çlirim nga prangat e eksploatimit të djersës dhe pasurisë dhe për çlirim nga diskriminimi kombëtar që po ushtrohet ndaj tij nga forcat reaksionare, hegjemoniste kolonialiste në bashkëpunim me unitarizmin shtetmadh jugosllav.

Lëvizja punëtore së bashku me rininë shkollore e studentore është forcë themelore nxitëse e progresit shoqërore në tërësi dhe popullit shqiptar në veçanti, kurse PKMLSH në Jugosllavi është organizatore dhe prijëse ideore e saj.

Populli shqiptar në RSFJ, klasa punëtore dhe PKMLSHJ janë unike në luftën për realizimin e aspiratave; pavarësisë dhe barazisë, respektivisht për realizimin e socializmit në vendin tonë.

PKMLSHJ synon që me ndihmën e teorisë dhe praktikës së marksizëm-leninizmit  të trasoj rrugën e zhvillimit të revolucionit ndërtimor të socializmit dhe fitimin e pavarësisë, barazisë dhe formimin e RSSH në kundër të RSFJ.

E VËRTETA MBI BARAZIN NACIONALE DHE MARDHËNJET KLASORE

Sistemi shoqërorë kapitalistë në formën e ti klasike i takon së kaluarës, por ajo e kaluar i ka lënë për trashëgim Jugosllavisë  “Socialiste” edhe disa marrëdhënie shoqërore ndër-klasore e ndërnacionale të cilat edhe sot pas katër deceniesh socializmi bëhen pengesa serioze në zhvillimin normal të marrëdhënieve shoqërore e politike. Kjo nuk do të paraqiste ndonjë problem, sikur këto marrëdhënie të ishin çështje private apo të përkohshme, por nëse hyn në analizimin detal të të gjitha marrëdhënieve shoqërore, atëherë do të vërejmë se në RSFJ do të hasim në disa dukuri feudale madje edhe më të hershme – aso që i hasim në komunitetin primitiv. Jugosllavja paraqet në të vërtetë një muze të të gjitha rregullimeve shoqërore që i njeh historia e njerëzimit, por marrëdhëniet kapitaliste e akoma nuk po e humbin shkëlqyesin e posaçërisht te marrëdhëniet ndërnacionale ku duket një konzervatizëm i dukshme, e aq më keq kur marrëdhëniet e tilla janë të legjitimuara me kushtetutë në Jugosllavinë e re “socialiste” vetëqeverisëse. Fjala është për marrëdhëniet hegjemoniste e aspiratat deri diku të realizuara territoriale ndaj popullit shqiptar në Jugosllavi.

Kur flasim për popull, së pari nisemi nga aspekti klasor, sepse një populli të kolonizuar, të cilit i mohohet njohja si popull, i mohohet njohja kombëtare e territoriale – është i copëtuar si popull e i mohuar, kurrë nuk mund të jetë i barabartë me ata të cilët e nënshtrojnë, prandaj edhe në aspektin klasor është i eksploatuar dhe i diskriminuar. Edhe pse gëzon njëfarë barazie në kulturë, e konsiderojmë se nëse kjo është farë barazie atëherë edhe pushtuesit austro-hungarez gjatë luftës së parë botërore, si dhe okupatorët nazifashist gjatë luftës së dytë botërore, paskan ndjekur politik të drejtë ndaj popullit shqiptar, sepse edhe ata patën hapur shkolla në gjuhën shqipe dhe patën vënë administratën dygjuhësore. Jo kështu nuk ndahet barazia! Po qe se dikush mendon se kështu ndahet barazia, siç ka ndodhur me ndarjen e saj nga të gjithë ata që e pushtuan vendin tonë, atëherë ta dinë se ajo është politik demagogjike!.

Kjo politik demagogjike për ndjekjen e formave ekstreme, është e njohur sidomos në periudhë njëzet vjeçare të Jugosllavisë “socialiste vetëqeverisëse”, në kohën siç është e njohur si koha e para plenumit të 4 të KQ të PKJ. Por fatkeqësisht pas një intervali kur filloi të zgjidhjet kjo çështje në mënyrë të drejtë; forcat reaksionare përsëri arritën që ta ndërprenë zhvillimin e saj dhe ta vazhdojnë politikën e vjetër dhe të errët demagogjike në forma të reja. Jugosllavët ndërtuan një godinë të lartë kartuçi dhe në të katër anët e saj vuan nga një laro që fillojnë të lehurat sipas  dirigjimit të “arkitektit”. Fatmirësisht ajo nuk u shit si pallat, se kanë kaluar ato koha kur popullit shqiptar ka mundur dikush ti hedhë hi syve qoftë edhe  përmes 3 individëve që rastësisht në librin e të lindurve janë të regjistruar si “shqiptar”. Pra përkundër një kampanje propagandistike se gjoja është arritur barazia e plotë, faktet flasin krejt ndryshe sepse barazia në mes të popujve mund të arrihet nëse ata qëndrojnë në raport të pavarur dhe të barabartë në aspektin ekonomik, territorial dhe politik. Çdo model tjetër është demagogji dhe improvizim në shërbim të hegjemonizmit kolonialist dhe unitarizmit shtetomadh.

Populli shqiptarë edhe pse i prapambetur ekonomikisht (gjë për të cilën janë fajtor marrëdhëniet hegjemoniste e kolonialiste, që në këtë popull ushtruan një eksploatim të pa shembull), di ta kuptojë pozitën e vetë përkundër orvatjeve të disa “shqiptarëve” që ta bindin për tu pajtuar me fatin. Është e çuditshme si ata dhe padronët e tyre ndjekin një politikë të mjerueshme, të zbehtë dhe primitive që shpesh i ngjanë një tragjedi-komedie të mbretërive në shkatërrim.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …