leoni

Osman Osmani: Programi politik dhe operativ i PKMLSHJ-së në vitin 1978 IV

Osman Osmani: Programi politik dhe operativ i PKMLSHJ-së në vitin 1978 IV

STATUTI I PKMLSHJ

PKMLSHJ në RSFJ është ngritur nga lëvizja revolucionare klasës punëtore të LKK, të LKJ e LKS, si shprehje e kërkesave të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në RSFJ që të ketë parti komuniste kombëtare. Kjo parti do të udhëhiqet në mbrojtjen e interesa e të tyre, do të jetë shprehje e orientimit intensiv të komunistëve shqiptarë në beteja për barazi nacionale dhe vetëvendosje të popullit shqiptarë, ta aktivizojë atë në luftë për realizimin e të drejtave të veta kombëtare, klasore e demokratike të popullit shqiptarë. Në këtë drejtim është e nevojshme që edhe më tutje të zhvillohet luftë ideore kundër pozicioneve që janë në shërbim të hegjemonizmit maqedonaso – malazezo – serbomadh si dhe kundër burokracisë shqiptare. Edhe në sferën ideore duhet të zhvillohet luftë e pa kompromis kundër presioneve të llojllojshme tendencioze të cilat ndikojnë negativisht tek inteligjenca dhe masa e luhatshme.

PKMLSHJS vazhdimisht ndihmon edhe udhëheqë organizimin e klasës punëtore e masave progresive në luftë për të shprehur e sendërtuar qëllimet dhe interesat historikisht të drejta të klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ.

STATUTI  PARASHEF

Që anëtarët e PKMLSHJ të jenë edhe anëtarë të LKJ, por ky nuk është kusht i domosdoshëm. Anëtarë të PKMLSHJ mund të bëhen ata që me punën dhe sjelljet e veta meritojnë të jenë komunistë;

Që anëtarët e PKMLSHJ-së të depërtojnë sa më shpejtë vertikalisht dhe horizontalisht në LKJ dhe në OK të PPSH e me punën e vet kreative bëjnë të mundur bashkimin e tyre në platformën e PKMLSHJ;

Që pavarësia:

Ekonomike

Politike dhe

Territoriale

Të arrihet në mënyrë paqësore dhe PKMLSH të shndërrohet në LKSH (Lidhje Komuniste Shqiptare në RSFJ);

Që, nëse LKJ dhe qeveria jugosllave nuk u përgjigjet pozitivisht kërkesave të klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, ato do të realizohen me revolucion të armatosur. Nëse vije deri te revolucioni i armatosur shkëputen të gjitha marrëdhëniet miqësore me LKJ dhe QJ. Atëherë PKMLSHJ do të mbështete në forcat e veta dhe ndihmën që do të kërkojë nga shtetet socialiste e posaçërisht nga Shqipëria, dhe në atë të partive komuniste botërore;

Që gjersa të epet përgjigja nga LKJ dhe QJ (eventualisht negative) në kërkesat e klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, PKMLSHJ do të luftoj kundër secilit që do të mundohet ta cenojë sovranitetin territorial të Jugosllavisë.

PJKMLSHJ UDHHEQET NË MARKSIIZËM-LENINIZËM DHE NGA MATERJALIZMI DIALEKTIK (HISTORIK)

Ashtu siç nuk e çmojmë individin në bazë të asaj që mendon për vetë veten kështu edhe për një etapë të tillë revolucionare nuk mund të gjykojmë vet (ndaras), por duhet ta shpjegojmë nga kontradiktat e jetës shoqërore e ekonomike, nga konflikti që ekziston ndërmjet forcave prodhuese shoqërore dhe marrëdhënieve në prodhim. Prandaj as një formacion shoqërorë nuk shkatërrohet para se të zhvillohen të gjitha forcat prodhuese deri në shkallën që lejohet dhe asnjëherë marrëdhëniet më të larta të prodhimit nuk lindin para se të kenë lindur kushtet materiale për ekzistimin e tyre në gjirin e vetë e shoqërisë së vjetër në shkatërrim. Prandaj njerëzimi gjithmonë i shtron vetes ato detyra të cilat mundë ti zgjedh, sepse kur shikojmë më mirë do të shohim se detyrat lindin vetëm atje ku ekzistojnë, apo janë në formim e sipër kushtet materiale për zgjidhjen e sajë.

Kuptohet se baza ekonomike kushtëzon vetëdije të ultë shoqërore, pra në çfarë shkalle e ngrit shoqëria bazën ekonomike edhe vetëdija do të ngritët në hap me atë zhvillim dhe kështu në secilën shkalë (më të lartë) të zhvillimit ekonomik, shoqëria krijon kushte më të mira për zhvillim mendor e material, për të zgjidhur problemet që qëndrojnë para saj. Detyrat më të mëdha bashkëkohore që shtron shoqëria para vetës janë çlirimi klasor dhe pavarësia kombëtare nga kolonializmi.

PARIMET, ROLI, DETYRAT DHE MËNYRAT E VEPRIMIT TË PKMLSHJ;

PARIMET E PËRGJITHËSHME

PKMLSHJ është organizatë revolucionare e forcave progresive ideopolitike dhe avangarde e klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në RSFJ në luftën e tyre për socializëm.

PKMLSHJ në programin e vet revolucionar të luftës për ndërtimin e socializmit parasheh edhe luftën për realizimin e kërkesave të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë; për çlirim klasorë, për pavarësi dhe barazi nacionale brenda RSFJ.

Bazë teorike ideore të veprimit PKMLSHJ ka Marksizëm-Leninizmin, e cila në punën e vet praktike nuk lejon kurrfarë revizionizmi apo reformizmi të (në marksizëm).

PKMLSHJ vepron si forcë e brendshme dhe e pa varur nga jashtë, ajo varet nga klasa punëtore dhe populli shqiptar në RSFJ.

Centralizmi demokratik është parim themelor i jetës së brendshme, i organizimit dhe veprimit të PKMLSHJ.

PKMLSHJ është parti kombëtare shqiptare, e cila është pjesë përbërëse e  lëvizjes ndërkombëtare komuniste.

Anëtarët e PKMLSHJ kanë detyrat dhe të drejtat e barabarta për pjesëmarrje në luftën e përbashkët.

PKMLSHJ mendon që në mënyrë paqësore ta zgjidhë çështjen klasore dhe të barazisë e pavarësisë kombëtare të popullit shqiptarë në Jugosllavi, por nëse nuk arrihet në këtë mënyrë, atëherë realizimi i tyre do të bëhet me anë të revolucionit të armatosur.

RROLI I PKMLSHJ NË RSFJ

Në aspektin e brendshëm PKMLSHJ është prijës ideore dhe pararojë e  klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në Jugosllavi, ndërsa në aspektin federativ jugosllav detyrë e saj është që me punën e sajë aktive të del para LKJ me kërkesat unike të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në RSFJ. Ajo duhet ti mbron dhe ti prinë interesat klasore dhe kombëtare në LKJ dhe së bashku me të (LKJ) ta vazhdojë ndërtimin e socializmit të vërtetë vetëqeverisës në RSFJ dhe ta mbrojë nga çdo sulm dhe agresion nga jashtë.

Roli i anëtarëve të PKMLSHJ është që në çdo mes ku jetojnë me punën e vet kreative të ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes kombëtare në planin ideopolitik marksist-leninist, ta ngritin moralin e klasës punëtore e ta afirmojnë patriotizmin internacionalist socialist, kanë për detyrë që ta afirmojnë PKMLSHJ si forcë progresive revolucionare dhe me sjelljet e  veta konkrete në familje, në shkollë, punë e në jetën e përditshme të japin shembull se si duhet të sillet komunisti i vërtetë.

Në planin ideologjik rroli i PKMLSHJ është që para masave ta demaskoj çdo lloj ideologjie borgjeze dhe demobilizuese, e ta demaskoi çdo hegjemonizëm e kolonializmi qoftë ai edhe modern dhe para masave ti çjerrë maskën. Objekte sulmuese në planin ideologjik duhet të jenë, unitarizmi, kozmopolitizmi, hegjemonizmi kolonialist-eksploatues, nihilizmi dhe tradhtia nacionale, si dhe denacionalizimi dhe çdo lloj improvizimi i barazisë nacionale që përmban kolonizim, eksploatim dhe asimilim të klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në Jugosllavi.

DETYRAT E ANTARËVE TË PKMLSHJ

Në PKMLSHJ anëtarët pranohen vullnetarisht pasi të kenë aprovuar programin  dhe statutin e saj dhe pas aprovimit të kërkesës nga ana e partisë.

Pas pranimit në radhët e partisë anëtari ka të drejtë që me iniciativë të udhëheq aksionin për formimin e dhjetëshes (10) të cilët pranimin e vetë duhet ta kenë arritur me punë. Pra ata duhet ti kenë formuar celulat e veta me nga dhjetë anëtarë dhe të bëjnë organizimin e brendshëm pra të formojnë organizatën bazë e cila do të pranohet në PKMLSHJ.

 Para se të pranohet anëtari në PKMLSHJ vet (individualisht) ose me celulë, duhet ti bëhet me dije se duhet të jetë i gatshëm në sakrifica prej atyre materiale e deri aty ku në pyetje është jeta. Këtu largohen të dobëtit, tradhtarët e karrieristët.

 Anëtarët duhet të punojnë para masave (me masa) por pa u prezantuar si anëtarë të PKMLSHJ, pa lejen e sekretarëve të komiteteve ekzekutive. Ata duhet ti zotërojnë ndjenjat e jo për shkak të ndjenjave të tyre mburracake ta prezantojnë veten apo ndonjë shok para të pa thirrurve apo të pa njohurve si anëtar partie.

 Nuk ka detyra partiake të vogla apo të mëdha. Detyrën që i ja ngarkon partia anëtarit të vet duhet ta kryej me ndërgjegjja e përgjegjësi të nyejt-të  të madh.

 Anëtarët me vet kontribut marrin pjesë në financimin e nevojave të përbashkëta dhe funksionimin normal të të gjitha organeve të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …