Osmani: Kosova është shtet që ofron mundësi për investime

Kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama po qëndrojnë për vizitë në Katar, ku po marrin pjesë në tryezën ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit që po mbahet në Doha. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ata kanë thënë se Kosova është shtet që ofron mundësi për investime. Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani ndër të tjera, veçoi mundësitë e shumta për bashkëpunim në industrinë e ushqimit dhe sigurisë ushqimore, energjisë, hotelerisë dhe turizmit malor, industrisë së drurit dhe asaj metalike. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama prezantoi planin për zhvillimin e Prishtinës, me fokus te një sërë projektesh kapitale e infrastrukturore nga fusha e sportit, artit, transportit e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …