leoni

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin për pjesëmarrje në aktivitetet e Qeverisë lidhur me manifestimin tradicional: Epopeja e UÇK-së

OVL e UÇK-së ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin për pjesëmarrje në aktivitetet e Qeverisë lidhur me manifestimin tradicional: Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pavarësisht kësaj veteranët, invalidët liridashësit e Kosovës, ashtu si çdo vit deri tani do të manifestojnë si gjithnjë me vizita në Kompleksin Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në vizita e homazhe  te lapidarët, shtatoret, pllakat përkujtimore të dëshmorëve në tërë Kosovën.

Ky është vitit i dytë, që në manifestimin tradicional, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në Prekaz,   ku kanë marrë pjesë 22 vite me radhë, kësaj radhe mungojnë bashkëluftëtarët e Legjendarit, Adem Jashari dhe krerët më të lartë të UÇK-së dhe të OVL-UÇK-së: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Pjetër Shala, të cilët ndodhen në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë, pasi akuzohen se krijimi dhe veprimtaria e UÇK-së, paska qenë ndërmarrje kriminale dhe jo luftë çlirimtare të cilën e ka ndihmuar nga ajri duke e bombarduar Serbinë,  edhe Aleanca më e fortë e më e madhe ushtarake e botës, NATO-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …