Smajl Elezaj

OVL e UÇK-së është e pajtimit që të fillojnë hetimet rreth dyshimeve për fryrjen e listave

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e pajtimit që të fillojnë hetimet  rreth dyshimeve për fryrjen e listave, por kjo të shtyhet për një kohë. Kjo Organizatë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në konto të veteranëve të dalin mjetet edhe në muajt e këtij viti. Kryetari, Smajl Elezaj, ka thënë se në takimin që kanë pasur me kryeministrin, Isa Mustafa,  i kanë bërë kërkesë që të dalin mjetet e pagesës për muajin shtator. Ai ka thënë se po ashtu kanë kërkuar që të gjenden mjetet për të kryer pagesën edhe për muajt e tjerë të këtij viti. Elezaj nuk ka mohuar këto dyshime se listat janë fryrë, mirëpo ka deklaruar se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe papunësisë me të cilën përballen veteranët sivjet duhet të realizohenpagesat sipas listave ekzistuese.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …