Brickos

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së u ka kërkuar institucioneve të vendit që çështja e statusit të veteranëve të kthehet në pikën zero

Organizata e Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka kërkuar institucioneve të vendit që çështja e statusit të veteranëve ta kthehet në pikën zero. Drejtuesit e kësaj organizate thonë se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të sqarohet gjithçka dhe të hiqen dyshimet për veteranët ‘mashtrues’. Kryetari i Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha për Radion Evropa e Lirë, tash nga gjendja e krijuar, më e mira e mundshme tash është që procesi për verifikimin e veteranëve të bëhet edhe një herë nga e para. “Veteranët nuk kanë nevojë të aplikojnë prapë, sepse aplikacionet janë brenda dhe ato janë pranë Zyrës së Kryeministrit dhe ne mund të punojmë. Nëse bëhet Ligji për amnisti është një kohë që do të jept 60 apo 90 ditë, që të dorëzohen certifikata nga ata të cilët nuk e ndjejnë veten veteranë dhe që kanë gabuar që kanë aplikuar. Është mirë që të dorëzohen ato certifikata dhe në momentin që dorëzohen ato certifikata, ata hiqen nga listat dhe ne na mbetet shumë më pak punë për të ardhur deri te numri i saktë i veteranëve”, tha Gucati. Ai tha se është kërkuar nga institucionet e Kosovës që të behet një Ligji për amnisti për ata persona të dyshuar ‘mashtrues’, dhe siç tha ai, deri tani për këtë çështje e kanë mbështetjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …