leoni

OVL-UÇK

OVL-UÇK: Është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi i ka reaguar deputetetës së Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha Kollçaku që mbrëmë përmes një statusi kishte përmendur dosjet kriminale të UÇK-së. “Është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nese këta njerëz mendojn që UÇK-ja ka kryer krime le bëhen dëshmitar nëpër gjygje kunder luftëtarëve të cilët sollën lirinë, fal luftës së UÇK-së që solli pavarsinë e Kosovës sot ne kemi shtetin dhe institutcionet tona si parlamentin e Kosovës ku deputetja në fjalë Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, Zonja e cila ka siguruar një ulse në kuvendin e Kosovës dhe subjekti i saj partiak që gjenden në krye të shtetit mos të mendojn se do munden të ofendojne, shajnë dhe ta njëllosin luftën e drejt të UÇK-së, mos të mendojn se historia e Kosoves ka filluar me ta. Të gjithë ne jemi krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesa me e mirë e historisë së Kosoves lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si përfaqësues i Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëj thirrje Fatmires që t’i mbledh dosjet për krimet e UÇK-së nëse posedon, dhe t’i dorzojë në Gjykatë!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …