OVL UCK-së-Dega në Pejë ka shpallur “Anëtar Nderi: ambasadorin, Qemal Minxhozi

OVL UCK-së-Dega në Pejë ka shpallur “Anëtar Nderi: ambasadorin, Qemal Minxhozi

OVL UCK-së-Dega në Pejë ka shpallur “Anëtar Nderi:  ambasadorin, Qemal Minxhozi. Ai  shprehu kënaqësinë për nderimin nga veteranët e luftës si dhe foli për lidhjen e ngushtë Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve në të gjitha fushat. Ndërsa Gazmend Syla, kryetar i OVL-së së UCK-së, dega në Pejë, informoi ambasadorin për mënyrën e organizimit të veteranëve, problemet e tyre si dhe për gatishmërinë për përballje me çfarëdo sfidash kurdo që iu kërkohet. Gjithashtu kryetari Syla, informoi ambasadorin rreth ligjit diskriminues për Veteranët që është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Gazmend Syla, kryetar i OVL UÇK Pejë, vlerësoi lartë rolin e Shqipërisë si shtet amë në mbështetje të proceseve që po ndodhin në Kosovë, konkretisht angazhimi i jashtëzakonshëm në rastin e Komandantit Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …