leoni

Pacolli: Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona

Pacolli: Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka reaguar ndaj një deklarate të homologut serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Interpoli do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës. Ai ka thënë Daçiqit se duhet të ndihet i turpëruar për gjenocidin serb në Kosovë. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. “E lexova një deklaratë të Daçiqit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës. Po, mund të ndodhë që Serbia të vazhdojë të keqpërdorë edhe institucione ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiqi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid. E mira është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetese. Ndërsa bashkëideologët e Daçiqit, nuk arrin t’i numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme ne Kosovë e rajon!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …