Pacolli: Qeveria të cilën e votova dhe isha kundër rrëzimit të saj në mënyrë diktatoriale nuk po më lë të kthehem në Kosovë

Pacolli: Serbia vazhdon t’i mbrojë në mënyrë shtetërore kryesit e krimeve mizore ndaj shqiptarëve

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Marko Gjuriqit lidhur me ngjarjen e sotme në Mushtisht, ku disa serbë u penguan të vizitojnë këtë fshat. “E lexova me vëmendje një deklaratë të Marko Gjuriç që reagimin e qytetarëve të Mushtishtit sot e konsideron ekstremizëm. Gjuriç para se të deklarohet në këtë mënyrë fashiste, duhet të marrë parasysh viktimat dhe masakrat që janë kryer në këtë fshat dhe fshatrat tjera të Kosovës. Nëse nuk ka qenë ushtria Serbe, si ju thoni që nuk ka qenë, atëherë mendohuni të na tregoni se kush kanë qenë kryesit e krimeve. Gjuriç dhe shteti serb duhet të angazhohen në ndëshkimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, e ju fare mirë e dini kush janë ata. Përderisa Serbia vazhdon ti mbrojnë në mënyrë shtetërore kryesit e krimeve makabre ndaj shqiptarëve, vetë Serbia nuk i kontribon zgjidhjes së problemeve dhe kthimin e qytetarëve në pronat e veta,  ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova e Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe kompromis

Përfaqësuesi i Lartë evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në …