leoni

Pacolli: Cramon po përhap lajme të rrejshme dhe procedurat demokratike dhe kushtetuese i quan si grusht shtet

Pacolli – Lavrov: Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim i paqëndrueshmërisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO. “Ne shohim sesi BE-ja dhe NATO-ja po rrisin përpjekjet që ta ‘gëlltisin’ rajonin duke i vënë vendet para dilemës së rrejshme: ose me Moskën ose me Uashingtonin dhe Brukselin” ka thënë Lavrov. Ai ka theksuar se vendi kryesor për destabilizim mbetet Kosova, pikërisht për shkak të përpjekjeve të autoriteteve të Prishtinës për të formuar ushtrinë. Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli. Ai ka thënë se Serbia mbetet i vetmi kërcënim për rajonin. “Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov është gabim. Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim i paqëndrueshmërisë. Kosova është bashkuar me kombet paqeruajtëse në botë. Askush nuk duhet të frikësohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ata do t’i shërbejnë paqes dhe kanë vetëm mision mbrojtës”, ka shkruar Pacolli. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa sa ky proces nuk po gjen mbështetje të vendet tjera anëtare të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, iu bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, të mos vazhdojnë me këtë plan, pasi mund të përballen me pasoja.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …