Paga minimale pas kalimit në lexim të parë, qysh në qershor të vitit të kaluar, ende nuk është proceduar në Kuvend

Paga minimale pas kalimit në lexim të parë, në Kuvend  në qershor të vitit të kaluar, nuk është proceduar ende. Pozita thotë se  ky projektligj në lexim të dytë do të procedohet shumë shpejt, ndërsa opozita kërkon që të përfshihen edhe veteranët, në pagën minimale. Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta votojë këtë projektligj,  në Kuvend,  nëse aty nuk janë të përfshire veteranët. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se  për votimin e këtij projektligji do të vendosin kur të procedohet në Kuvend. Sa i përket veteranëve nuk ka shpjegim logjik, as juridik po as kuptim moral,  që veteranët të diskutohen të jenë apo të mos jenë  në pagën minimale. Qeveria nuk po i  përmbahet agjendës legjislative, ndërsa  do ti japim propozimet tona dhe  nuk do të lejojmë që të diskutohet, ku projektligj  pa veteranët, ka deklaruar,  deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …