Daily Archives: 07/07/2021

Vazhdon pastrimi i hapësirave publike në komunën e Junikut

Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” ka pastruar hapësirat publike gjelbëruese si dhe hamulloret përgjatë rrugëve. Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektiven e përbashkët për qytetin që duan.

Më shumë...

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë. Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam …

Më shumë...

Abelard Tahiri shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar të PDK-së, për vdekjen e Fazli Veselit

Abelard Tahiri

Pas një sëmundje e të gjatë sot ka ndërruar jetë babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të bashkëthemeluesit të UÇK-së, Kadri Veselit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli …

Më shumë...

Agim Bahtiri, milioneri i Mitrovicës, merr rreth 350 mijë euro paga vjetore me familjen e tij, aq sa marrin 2000 veteranë

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri …

Më shumë...

Ndahet nga jeta Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Ndahet nga jeta Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Më shumë...

Osman Osmani: Kryetarja, Vjosa Osmani lavdëron Betejën e Loxhës, për të cilën thotë se ka udhëhequr, Tahir Zemaj

Osman Osmani

Në një publikim nga zyra e Presidencës është përkujtuar 23-vjetori i Betejës së Loxhës, ku kryetarja, Vjosa Osmani shpalos “meritat” e komandant Tahir Zemajt, i cili kishte dezertuar luftën në Dukagjin, kishte ikur nga vendi dhe në mërgatë kishte krijuar Brigadën Mërgimi. Lidhur me këtë publikim ka reaguar veprimtari Osman …

Më shumë...

Dritan Abazoviq: Këto janë raportet e mia me Albin Kurtin e Edi Ramën

Dritan Abazoviq

Shqipëria duhet të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo është kritika që ka zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç për vendin tonë, ndërsa shton se, megjithatë, së fundmi ka parë një ndryshim të situatës për mirë. Në …

Më shumë...

Petrit Dibrani: Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë, por ajo po vritet për çdo ditë

Petrit Dibrani

Albin! Të gjithë të ashtuquajtur politikan në Kosovë, edhe ju personalisht, gjatë fushatave zgjedhore, kanë  gënjyer. Po bre Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë! Albin, shpresa po vritet çdo ditë. Nga paraardhësit e tu u premtuan, dyqind mijë vende pune, ishte më shumë se rrenë, ishte …

Më shumë...

Joe Biden: Miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur po rrezikojnë komunitetet

Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili …

Më shumë...

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, në në nivel të kryenegociatorëve

Dialogu

Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr …

Më shumë...

Në Kuvendin e Kosovës sot ​zhvillohet debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Vetëm katër ligje të miratuara për katër muaj që kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që …

Më shumë...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark. Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror. Pas takimit, ministri …

Më shumë...

Sot në Voksh të Deçanit nderohet heroi i kombit, Agim Mazrekaj në 23 vjetorin e rënies heroike

Sot në Voksh të Deçanit nderohet heroi i kombit, Agim Mazrekaj në 23 vjetorin e rënies heroike

Sot më 7 korrik 2021 në orën 11:00, në vendin e rënies në fshatin Voksh të Deçanit, mbahen homazhe për heroin Agim Abaz Mazrekaj. Pjesëmarrja e juaj nderon luftën e lavdishme të UÇK-së, sakrificën e heroit, nderon gjakun e derdhur për liri të atdheut.

Më shumë...

Vetëm 2 raste aktive në komunën e Vitisë

Arben Vitia: Ditëve të fundit ka rritje të numrit të rasteve me Covid-19, qytetarët të vaksinohen dhe mos të hezitojnë

Këshilli Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në mbledhjen e sotme ka analizuar gjendjen aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë, ku është cilësuar situate stabile dhe rënie të numrit të të infektuarve. Duke ju referuar raportit të fundit nga QKMF, kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se momentalisht në komunën …

Më shumë...

Nisin përgatitjet për investimet në ndërtimin e impiantit për zvogëlimin e NOX-it në TC Kosova B

Korporata Energjetike e Kosovës, në vazhdën e investimeve në fushën ambientale pritet të nis një prej projekteve të rëndësishme, atë të ndërtimit të impiantit, i cili do të shërbej si masë sekondare për zvogëlimin e NOX-it nga kaldajat e njësive B1 dhe B2 të Termocentralit Kosova B dhe vlera e …

Më shumë...