Daily Archives: 06/12/2024

Bedri Islami: Përse u la i lirë Sali Berisha

Ngjarja më e bujshme e javës së fundit në Shqipëri, pa dyshim  ka qenë ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin e akuzuar për privatizimin e paligjshëm të Kompleksit Partizani, si dhe të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor. Ishte …

Më shumë...

BDI: Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

BDI

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që më 11 dhjetor të marrë në shqyrtim kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve – një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe të bashkëjetesës ndëretnike. Çdo përpjekje për të shfuqizuar cilëndo dispozitë të këtij ligji nuk është thjesht …

Më shumë...

PDK: Kërkojmë paanshmëri dhe transparencë të plotë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me veprimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës. PDK thekson rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta të drejtësisë dhe të paanshmërisë, që janë gurthemeli i funksionimit të çdo institucioni gjyqësor, përfshirë Dhomat e …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Kuvendi i Kosovës po përjeton një puç parlamentar dhe shembje të demokracisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po përjeton një “puç parlamentar” dhe “shembje të demokracisë”. Sipas Tahirit, partia në pushtet ka organizuar një seancë të jashtëzakonshme pa respektuar procedurat e rregullta parlamentare. “Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa …

Më shumë...

Përparim Gruda, akuzon Vetëvendosjen për ‘Lojë Politike’ lidhur me përjashtimin e Listës Serbe nga Kuvendi

Anëtari i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, për përjashtimin e deputetëve të Listës Serbe, nga Kuvendi. Ai e cilësoi këtë si një manovër të qëllimshme politike dhe pjesë të fushatës zgjedhore. Gruda akuzoi shumicën parlamentare dhe Mimoza Kusari-Lilën për bashkëpunim të mëparshëm me Listën Serbe dhe Millan …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Propaganda e Qeverisë Kurti dhe përçarja e po errësojnë të ardhmen e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti gjatë fjalës së të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Në këtë mbledhje, e cila u mbajt një ditë më parë, u miratua lista e 110 kandidatëve që do të garojnë për deputet në …

Më shumë...

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kritikoi situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur “cirkus”

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur një “cirk” dhe duke u ankuar për oraret e vonshme të mbledhjeve. Ajo ka theksuar se ka marrë një ftesë për një mbledhje që ishte parashikuar të niste në orën 22:10, por që i …

Më shumë...

Ylber Hysa: Lëvizjet në Maqedoninë e Veriut reflektojnë ndikimin rajonal dhe revizionizmin politik

Historiani, Ylber Hysa, ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke vënë në pah ndikimin e faktorit të jashtëm kosovar dhe serb në politikat e qeverisë së re euro-skeptike. Ai përdori si metaforë trajtimin e ndryshëm të dy korridoreve strategjike: Korridorit 10, që lidh Maqedoninë e Veriut me …

Më shumë...

Ministrat e Republikës Serbe bojkotuan mbledhjen e Këshillit të Ministrave për shkak të vizitës së Kurtit, në Sarajevë

Ministrat e Republikës Serbe, kanë bojkotuar  mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 5 dhjetor, për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë. Ata e konsiderojnë ardhjen e Kurtit si një faktor që mund të komplikohet situatën politike në Bosnje e Hercegovinë. Vendimi për bojkot …

Më shumë...

EULEX-i ka arrestuar ish eprorë të UÇK-së të dyshuar se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë

Pavarësisht protestave të veteranëve, policët e EULEX-it, nuk e ndalin konfiskimin e telefonave të luftëtarëve të UÇK-së

EULEX-i ka arrestuar ish eprorë të UÇK-së të dyshuar se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë. Përfaqësuesi i  OVL-UÇK-së, Faton  Klinaku i hedh poshtë pretendimet se ish-pjesëtarët e UÇK-së po e pengojnë drejtësinë, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë arrestime. Ai thotë se arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së,  po …

Më shumë...

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së është pezulluar përkohësisht dhe do të rifillojë me 13 janar të vitit 2025

Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur  se pas përfundimit të dëshmisë së një dëshmitari të koduar, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është pezulluar përkohësisht dhe do të rifillojë vetëm pas pushimeve të dimrit, me datën 13 janar të vitit 2025. Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit …

Më shumë...

Qeveria Kurti në vazhdimësi po kritikohet për punësime të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve të lartë

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria Kurti është në vazhdimësi po kritikohet për punësime të anëtarëve të  familjeve të zyrtarëve të lartë. Dje Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Lumnije Zekën, bashkëshorten e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të bordit të drejtorëve të KOSTT-it. Kështu ka njoftuar …

Më shumë...

Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, që do të mbahej me 4 e 5 dhjetor në Bosnje-Hercegovinë

Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Është anuluar Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Bosnjë dhe Hercegovinë.  Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka pohuar se anulimi ka ndodhur për shkak të disa problemeve që ka pasur me organizim. “Kryeministri i Republikës …

Më shumë...

Ndryshimi i kahes të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës, do të shkaktonte shkelje të ligjit e konventave ndërkombëtare

Edhe pse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës një akt i tillë do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët. Megjithatë, sipas tyre, nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë e …

Më shumë...

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje e ka ndërprerë seancën e radhës, për shkak të deputetëve të Listës Serbe

Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje e ka ndërprerë seancën e radhës, pasi ka thënë se deputetët e Listës Serbe po provokojnë. Konjufca është treguar i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve u ka thënë se vijnë në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në …

Më shumë...

Në kuadër të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, komuna e Vitisë u bë pjësë e projektit për përdorimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike

Në kuadër të projektit për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave/mbetjeve organike, në Viti gjatë kësaj jave dhe asaj në vijim, tri studente nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe një punonjës i Universitetit “Justus Liebig” në Giessen të Gjermanisë do të jenë të angazhuar në mbledhjen dhe analizimin e mbeturinave/mbetjeve …

Më shumë...