Daily Archives: 02/10/2024

Prokuroria e Gjykatës Speciale pretendon ta përfundojë paraqitjen e provave kundër ish-krerëve të UÇK-së deri më 15 prill 2025

Prokuroria e Gjykatës  Speciale në Hagë, ka njoftuar se do ta përfundojë paraqitjen e provave dhe dëshmive në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, deri më 15 prill të vitit 2025. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryegjyqtari i trupit gjykues, …

Më shumë...

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk ka rrugë drejt BE-së

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka pritur në Berlin ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Ajo zhvilloi një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, ku theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën për perspektivën evropiane të Serbisë. “Pa …

Më shumë...

Sazan Ibrahimi: Qeveria e ka ndëshkuar padrejtësisht komunën e Vitisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

“Qeveria padrejtësisht ndëshkon komunën e Vitisë Një pjesë e punonjësve të komunës së Vitisë mbesin pa paga për shkak të mos-përkrahjes buxhetore nga niveli qëndror në mbulimin e shpenzimeve të kontratave kolektive të cilat janë të nënshkruara nga niveli qendror”, ka thënë ai. Sipas Ibrahimit, kontratat kolektive janë nënshkruar nga …

Më shumë...

Visar Korenica: “Lista për Familje” është formuar për të mbrojtur vlerat tradicionale të familjes

Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka folur për krijimin e koalicionit të ri “Lista për Familje”, duke e cilësuar si një përpjekje për ruajtjen e bërthamës tradicionale të familjes shqiptare. Korenica theksoi se koalicioni është i hapur për deputetët dhe aktorët publikë që ndajnë të njëjtat bindje në mbrojtjen …

Më shumë...

Milazim Krasniqi: Bindjet islamiste nuk i përkasin një partie të majtë si Vetëvendosja

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe analist i njohur ka komentuar largimin e deputetëve Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se hyrja e tyre në këtë parti ka qenë e motivuar nga interesa personale dhe jo përputhje ideologjike. Sipas Krasniqit, bindjet islamiste të këtyre deputetëve nuk kanë …

Më shumë...

Besnik Tahiri në Asamblenë e Këshillit të Evropës, deklaroi se lufta kundër propagandës ruse është përgjegjësia jonë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku theksoi rëndësinë e luftës kundër propagandës dhe dezinformimit rus. Duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ai tha se, përveç sulmeve të drejtpërdrejta nga fqinjët, …

Më shumë...

Ariana Musliu-Shoshi kërkon përfshirjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Evropës për anëtarësim

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, gjatë pjesëmarrjes së saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ka bërë një thirrje të qartë për futjen e Kosovës në agjendën për anëtarësim në këtë institucion të rëndësishëm evropian. Në fjalimin e saj, ajo ka njoftuar se i ka kërkuar sekretarit të përgjithshëm të …

Më shumë...

Blendi Hasaj: Kosova ka nevojë për një platformë ndërlidhëse mes biznesmenëve dhe diasporës për tërheqjen e investimeve

Drejtori Ekzekutiv në Institutin GAP, Blendi Hasaj, ka theksuar se Kosova ka shumë biznesmenë dhe një interes të madh nga diaspora, por se mungon një platformë që mundëson ndërlidhjen e duhur mes tyre për tërheqjen e investimeve. Sipas Hasaj, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të bindë diasporën që të …

Më shumë...

Bedri Hamza shfaqi videon e parë si kandidat i PDK-së, për kryeministër të Kosovës

Bedri hamza

Kandidati i PDK-së, për Kryeministër, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, në të cilën bën thirrje qytetarëve të bashkohen me partinë dhe të angazhohen për një Kosovë më të mirë. Në videon e tij, Hamza ngre disa dilema dhe pyetje për qeverisjen aktuale, duke e sfiduar status …

Më shumë...

Procesi i Berlinit bashkon Ministrat e Punëve të Jashtme: Bashkëpunimi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri!

Berlin – Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit që u zhvillua sot në kryeqytetin gjerman. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, vlerësoi punën e RCC dhe Sekretares së Përgjithshme të saj …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së depërtojnë në zonën tonë (E premte 2 tetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së depërtojnë në zonën tonë (E premte 2 tetor, 1998)

Kërcënimet e NATO-s kanë bërë që forcat kriminale ushtarake e policore serbe ta kufizojnë rrezen e veprimeve luftarake. Zyrtarët e Beogradit kanë publikuar të dhëna për përfundimin e ofensivës dhe gjoja qetësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë. Në të njëjtën kohë forcat kriminale serbe vrasin dhe masakrojnë kudo ku …

Më shumë...

Shumë dikastere me rëndësi në kuadër të Qeverisë së Kosovës, prej kohësh janë duke funksionuar me ushtrues detyre

Qeveria e Kosovës

Shumë dikaster të rëndësishëm, në kuadër të Qeverisë së Kosovës janë duke funksionuar me ushtrues detyre. Një nga ta është edhe institucioni i Thesarit të Shtetit, që ka qenë me ushtrues detyre. Pasi kjo pozitë kishte mbetur vakante, Ministria e Financave s’ka arritur që të ekzekutojë pagat për mësuesit e …

Më shumë...

Jorn Rohde ka rikonfirmuar se partneriteti i Gjermanisë me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar në postimin që presidentja, Vjosa Osmani, e  ka bërë në një postim të saj për takimin me ministren e Jashtme gjerman, Annalena Baerbock. Rohde ka theksuar me këtë  se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman …

Më shumë...

Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja. Ai thotë se arsyet e këtij vendimi, janë gjendja e keqe në ekonomi, arsim e shëndetësi, nepotizmin dhe iniciativat që e cenojnë familjen.  “Projektkodi civil që me disa dispozita cenon familjen tradicionale, projektligji për shëndetin riproduktiv që …

Më shumë...

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka pesë deputetë më pak në legjislaturën pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021

Vetëvendosje

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka pesë  disa deputetë më p;ak, derisa legjislatura e dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit po shkon drejt përfundimit të mandatit. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë dy deputetët e rinj që kanë vendosur ta braktisin Lëvizjen Vetëvendosje, pas Doarsa Kica Xhelilit që ka kaluar …

Më shumë...

Në gjykimin kundër ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, një i akuzuar flet e gjashtë të tjerë mbrohen në heshtje

Në gjykimin kundër ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, një i akuzuar flet e gjashtë të tjerë mbrohen në heshtje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Mirosllav Ivanoviq ka dhënë mbrojtjen, kurse të akuzuarit Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Ivan Kadiq dhe Boban Millovanoviq, janë mbrojtur në heshtje. Në këtë rast, aktakuza ngarkon ish-kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq për pjesëmarrje ose …

Më shumë...