Deputeti, Eman Rrahmani ka zyrtarizuar largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosja

Visar Korenica: “Lista për Familje” është formuar për të mbrojtur vlerat tradicionale të familjes

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka folur për krijimin e koalicionit të ri “Lista për Familje”, duke e cilësuar si një përpjekje për ruajtjen e bërthamës tradicionale të familjes shqiptare. Korenica theksoi se koalicioni është i hapur për deputetët dhe aktorët publikë që ndajnë të njëjtat bindje në mbrojtjen e familjes dhe mirëqenien e fëmijëve. Ne kemi bërë një ftesë të hapur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të familjes dhe zhvillimin e vendit. Hapësira është e madhe dhe jemi të hapur për bashkëpunim,tha Korenica. Ai gjithashtu shprehu besimin se në të ardhmen e afërt, deputetë të tjerë do t’i bashkohen kësaj liste, pasi koalicioni synon të mbledhë individë që ndajnë të njëjtat parime dhe qëndrime në mbrojtjen e familjes tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …