Që nga fillimi i viteve 1990, debati rreth ‘korrektësisë politike’ është rritur ndjeshëm në Amerikë, Kanada dhe Angli. Shkurtimisht, ky debat ka të bëjë me dëshirueshmërinë dhe mundësinë e lirisë së pakufizuar të shprehjes në ndërveprimet shoqërore ndërmjet grupeve dhe për pasojat e mundshme të kësaj, për shembull, për njerëzit …
Më shumë...Daily Archives: 07/09/2024
Mbrëmë janë bllokuar pjesërisht rrugët në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës
Situata në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, pas bllokadave të shpallura nga qytetarët serbë si reagim ndaj veprimeve të autoriteteve në veriun e Kosovës. Rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare në Merdar dhe Jarinjë janë bllokuar pjesërisht nga disa individë, duke shkaktuar shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve. …
Më shumë...KFOR-i zhvillon stërvitje emergjente me personel italian dhe amerikan, në Pejë
Personeli italian dhe amerikan nga misioni paqeruajtës i KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje me ngarkesë të nxehtë-ftohtë në Camp Villagjio në Pejë. Trajnimi përfshinte testimin e procedurave të sigurisë për ngarkimin në helikopter në rast emergjence. KFOR theksoi se këto aktivitete të rregullta janë thelbësore për ruajtjen e standardeve të …
Më shumë...Enver Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti për degradimin e marrëdhënieve me BE-në
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e quajtur atë të padijshme. Hoxhaj kritikoi qeverinë aktuale për përmbysjen dhe degradimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Politikanët që drejtojnë Kosovën po krijojnë kriza të vazhdueshme për të fituar mbështetje politike dhe vëmendje …
Më shumë...Ejup Maqedonci: Kosova forcon mbështetjen për Ukrainën me flotë automjetesh
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë mbledhjes së 24-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën Raimshtain të Gjermanisë, Republika e Kosovës ka prezantuar pakon e saj të re të ndihmës për Ukrainën. Këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur të dhurojë një flotë …
Më shumë...Miroslav Lajçak nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe në Lihtenshtajn
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë ka njoftuar se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihtenshtejn, siç ishte planifikuar. Sipas delegacionit të BE-së, kjo ndryshoi për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara.” Mandati i ambasadorit aktual, Petros Mavromihalis, është zgjatur …
Më shumë...Ali Ahmeti: Komunat e Pollogut diskriminohen në ndarjen e mjeteve për shkak të përjashtimit të mërgimtarëve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar publikisht ndaj vendimeve të VMRO-DPMNE-së në lidhje me ndarjen e mjeteve për komunat në Maqedoninë e Veriut. Ai ka shprehur shqetësim për diskriminimin që, sipas tij, i është bërë komunave të Pollogut, si Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Saraji, Likova dhe …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Shqetësime nga një dezinformatë e një frikacaku (E hënë 7 shtator 1998)
Moti ka zënë të përmirësohet edhe pse ka zhvillime të shpejtuara resh, Një ditë me diell më tepër është një dhuratë më shumë nga natyra. Jemi tubuar para kasolleve si rëndom. Bisedojmë për probleme të ndryshme, për qyqarinë pacifiste, për premtimet tanimë bajate të diplomatëve botërorë. Tezja dhe mixha qysh …
Më shumë...Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak
Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav. ka takuar dhe ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Ambasadori Orav në një postim ka shprehur kënaqësi për takimin me …
Më shumë...Artan Muhaxhiri: Vonesa në dialog për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të ketë çmim të lartë për Kosovën
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për vendin, pasi, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet …
Më shumë...Visar Azemi: Liburn Aliu e ministrat e tjerë të kësaj qeverie, nënshkruan rreth 1000 kontrata sekrete me mbi 240 milionë euro
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka ndarë përmes një tenderi njëburimor edhe 46 mijë euro shtesë për projektin e Urës së Badovcit. Azemi thotë se përmes procedurës së negociuar është nënshkruar edhe kontrata për rrugën nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë. Ai thotë …
Më shumë...Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i evitojnë udhëtimet nëpër Serbi
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i evitojnë udhëtimet nëpër Serbi, pasi një grup nacionalistësh serbë kanë marrë lejen e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për të bllokuar pikat kufitare me Kosovën. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se të …
Më shumë...Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e komandantit të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut
Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e kreut të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut, I dorëheqru një ditë më parë. Konfirmimi vjen nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me vartësit e tij në dikasterin që drejton.Ndërsa deklaroi të hapur …
Më shumë...Më 7 shtator të vitit 1457 u zhvillua “Beteja e Albulenës”, në afërsi të Laçit
Më 7 shtator të vitit 1457 u zhvillua “Beteja e Albulenës”, në afërsi të Laçit. Beteja e Albulenës, u zhvillua prej 2 deri më 7 shtator të 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave te Perandorisë Osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të …
Më shumë...Kryetari Nura ka vizituar familjen Shatri në Llaushë shtëpia e të cilës është djegur e tëra
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Alban Shala, kanë vizituar familjen Shatri në Llaushë, shtëpia e të cilës është djegur e tëra. Shkaktarët nuk dihen deri tani, mirëpo për fat të mirë asnjëri nga 5 anëtarët e familjes nuk është lënduar nga kjo fatkeqësi. …
Më shumë...Kryetari Kastrati në përkrahje të fermerëve malishevas nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me organizatën Islamic Relief Kosova
Pas një angazhimi të vazhdueshëm me qëllim që të bëhet më e mira për fermerët e komunës së Malishevës, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nënshkruar një marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën Islamic Relief Kosova, për të mbështetur fermerët meritorë me mekanizëm bujqësor. Kryetari Kastrati i është shprehur …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
