Daily Archives: 02/08/2024

Ejup Maqedonci: FSK, KRENARIA JONË

Investuam mbi një milion euro në ndërtimin e objektit të Akademisë së Mbrojtjes ashtu që menaxhmenti drejtues e akademik të ngritë kapacitetet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkollimit të kuadrove të reja të kadetëve në Qendrën për Studime Universitare, dhe avancimin e oficerëve në Shkollën e Oficerëve. …

Më shumë...

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorëve të  vendeve të QUINT-it. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.Ky …

Më shumë...

U mbajt nata e parë e edicionit të nëntë të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”

Mbrëmë nisi edicioni i nëntë i festivalit tradicional të folklorit “Oda e Llapushës” në Malishevë, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati. Ky festival, i cili ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, mblodhi së bashku grupe, ansamble, shoqëri, dhe rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare. …

Më shumë...

Gjatë hetimeve për të shtëna me armë zjarri në një aheng, arrestohen edhe 4 të dyshuar dhe sekuestrohen 4 armë

Stacioni Policor në Rahovec, me datë 30.07.2024 në fshatin Pastasellë-Rahovec pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte  konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. Në vazhdim të hetimeve lidhur me  këtë rast, sot me datë 01.08.2024 janë …

Më shumë...

Peter Stano: Derisa Kosova të jetë nën sanksione të BE-së edhe sovranitet i saj do të mbetet i cunguar

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kërkuar që çdo veprim lidhur me rihapjen e Urës së Ibrit të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit. Ai ka folur edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Donika ka interes të jetë në listën e ‘Albin-superstarit’, pasi Vjosa Osmanin e konsideron kryetare “llafe-llafe

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mospjesëmarrjen e Albin Kurtit në takimin e thirrur nga kryetarja, Vjosa Osmani e konsideron si një kamuflim. Sipas Hazirit, Kurti tani nuk kontrollon më datën e zgjedhjeve, dhe Vjosa Osmani është përgjegjëse për caktimin e tyre. Ai gjithashtu ka kritikuar raportet e Ministres Donika Gërvalla …

Më shumë...

Gani Koci, ka rrëfyer përpjekjet e UDB-së jugosllave për të inskenuar arratisjen dhe vrasjen e tij në vitin 1981

Gani Koci

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, ka rrëfyer për përpjekjet e UDB-së jugosllave për të inskenuar arratisjen dhe vrasjen e tij në vitin 1981. Koci ka treguar se shqiptarët e përfshirë në UDB, duke përfshirë Asllan Sllamnikun dhe Lutfi Ajazin, kishin organizuar një plan për ta vrarë pas arratisjes së …

Më shumë...

Deputetja, Rrezarta Krasniqi, kritikon kryeministrin Kurti për situatën që ka krijuar me minatorët

Rrezarta Krasniqi: Kompromiset në dëm të Kosovës kjo qeveri i ka bërë standard të politikës së jashtme

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Kryeministrit Albin Kurti pas situatës së fundit me minatorët. Ajo ka akuzuar Kurtin për udhëheqjen e luftës me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Shkon një herë, bëhen gjurma, dy tri herë bëhet udhë. Kryeministri Kurti e ka bërë …

Më shumë...

Lumnije Aliut i jepet pozita Eksperte për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka shpallur Lumnije Aliun si fituese të konkursit për pozitën e Ekspertit për Transparencë dhe Qasje në Dokumente Publike. Lumnije Aliu, bashkëshortja e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka arritur të sigurojë pozitën në …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Sërish në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E diel 2 gusht, 1998)

Ahmet Qeriqi: Sërish në Grykën e Shpëtimit në Krojmir (E diel 2 gusht, 1998)

Kemi kaluar javën e parë në Grykën e Shpëtimit. Nga familja ime e gjerë, në Grykë të Krojmirit ndodhemi 22 veta. Hasani me të vetët jeton në një shtëpi përdhese në Lezhë te Adem Karaçica. Arbana për çdo ditë shkon i viziton dhe i jep inxhekcione Valdrinit të vogël, i …

Më shumë...

Bashkimi Evropian konsideron se hapja e Urës mbi Lumin Ibër të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Bashkimi Evropian konsideron se hapja e Urës mbi Lumin Ibër  të diskutohet në kuadër të dialogut me Serbinë. Sa i përket paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një paraqitje për media ka theksuar se …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve të AKI-se paraqet shkelje ligjore dhe pengesë për operacione

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.  Gjatë vizitës që e ka bërë në AKI, Musliu ka thënë se ka kërkuar nga drejtori, …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës nga 147 aktivitete të planifikuara për periudhën janar-qershor 2024, realizoi vetëm 49 prej tyre, ose 33%

Qeveria e Kosovës

Organizata joqeveritare FOL publikoi të dhëna për monitorimin e zbatimit të aktiviteteve të parapara nga Qeveria e Kosovës në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim, realizimi i të cilave është paraparë të përfundojë në periudhën janar-qershor 2024, Në një konferencë për media, drejtoresha e kësaj organizate, Mexhide Demolli-Nimani, tha se …

Më shumë...

Nënkryetarja e Amerikës Kamala Harris, kritikoi Donald Trumpin, për komentet e tij lidhur me përkatësinë e saj etnike

Nënkryetarja e Amerikës Kamala Harris, kritikoi Donald Trumpin, për komentet e tij lidhur me  përkatësinë e saj etnike duke i cilësuar përçarëse dhe mosrespektuese. Ajo mbajti një fjalim në një aktivitet drejtuar një komuniteti të studenteve kryesisht me ngjyrë në Huston. Duke reaguar ndaj fjalëve të Trump për përkatësinë e saj …

Më shumë...

Është rritur në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës

Është rritur në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 300 ditësh ndaj Rripit …

Më shumë...

Kastrati i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë Jeffrey M. Hovenier për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati sonte ishte i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, për të festuar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, festë të cilën e feston e gjithë bota e qytetëruar. Më tutje kryetari Kastrati ka thënë se miqësia jonë me SHBA-të, do të …

Më shumë...