Daily Archives: 03/01/2026

Altin Krasniqi: Ju falenderoj nga zemra secilin qytetar për votën dhe mbështetjen që ma keni dhënë më 28 dhjetor

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Ju falenderoj nga zemra secilin qytetar për votën dhe mbështetjen që ma keni dhënë më 28 dhjetor. Kjo mbështetje, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme për ta arritur qëllimin, për mua përfaqëson një besim të madh. Në çdo shtëpi, në çdo fshat e në çdo qytet ku jam pritur me …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Kriza energjetike alarmante, siguria energjetike të shpallet urgjencë kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim se rezultatet e zgjedhjeve të fundit nuk do të adresojnë problemet e përditshme me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, duke vënë theksin te kriza e thelluar energjetike në vend. Sipas Haradinajt, gjendja me furnizimin me energji elektrike është alarmante, me …

Më shumë...

Ndërron jetë veterani i UÇK-së Nazmi Krasniqi nga fshati Pastasel

OVL – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se pas një sëmundjeje është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Krasniqi, nga fshati Pastasel. Sipas njoftimit zyrtar, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 3 janar 2026, …

Më shumë...

Alarm për ndotjen e ajrit në Kosovë: Krizë shëndetësore e injoruar nga institucionet

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Ndotja e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele alarmante, pa asnjë përmirësim të dukshëm dhe me pasoja të rënda për shëndetin publik. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e zbatimit të ligjeve dhe neglizhenca institucionale po e çojnë vendin drejt një krize të thellë shëndetësore, me pasoja afatgjata sidomos për …

Më shumë...

Rritje e ndjeshme e tarifave të ujit nga janari, barrë e re për qytetarët në të gjitha komunat

Nga janari, qytetarët e Kosovës do të përballen me rritje të ndjeshme të faturave të ujit, pas vendimit të Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit për ngritjen e tarifave, në bazë të kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit. Vendimi parasheh rritje të konsiderueshme në të gjitha qendrat kryesore urbane, duke …

Më shumë...

Alarm për arsimin në Kosovë: Mbyllja e shkollave sinjal i krizës demografike

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Mbyllja e shkollave të arsimit të obligueshëm me numër të vogël nxënësish po shndërrohet në një shqetësim serioz për sistemin arsimor dhe të ardhmen demografike të Kosovës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, gjatë viteve 2023–2024 janë miratuar pëlqime për mbylljen e 14 shkollave, pas …

Më shumë...

BQK: Vonesat ligjore po i kushtojnë Kosovës 55 milionë euro në vit, aplikimi për SEPA i bllokuar

Ahmet Ismaili: Rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon as e kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka deklaruar se vonesat në shpalljen e tri ligjeve të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese po e pamundësojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro, duke i shkaktuar ekonomisë humbje të konsiderueshme financiare. Ismaili tha se vetëm nga …

Më shumë...

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Thaçit për përdorimin e dëshmisë së dëshmitarit anonim

Në Gjykatën Speciale vazhdon procesi kundër katër të akuzuarve të ish-UÇK-së, ku çështja e dëshmitarit anonim ka shkaktuar tension të konsiderueshëm. Sipas dokumenteve të Prokurorisë, dëshmitari ishte regjistruar fillimisht në tetor 2021 dhe më pas, në korrik 2023, u pranua gjithashtu si viktimë në rastin kryesor. Në shtator 2024, Hashim …

Më shumë...

Jack Smith dëshmon në Kongres: Kam raportuar në SHBA për punën time në Gjykatën Speciale të Hagës

Ish-kryeprokurori i Hagës në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jack Smith, ka deklaruar se gjatë udhëtimeve të tij nga Haga në Uashington ka zhvilluar takime zyrtare me përfaqësues të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku tema kryesore e diskutimeve ka qenë …

Më shumë...

Pesë gratë më të votuara në tri partitë kryesore nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, gratë kanë shënuar një përfaqësim të fuqishëm elektoral në tri partitë që dolën të parat, duke marrë një numër të konsiderueshëm votash. Në Lëvizjen Vetëvendosje, lista e grave më të votuara kryesohet nga Albulena Haxhiu me 136,523 vota, e …

Më shumë...

KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi i votave në edhe pesë komuna, procesi arrin në 98 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Edhe pesë komuna të tjera kanë përmbyllur mbrëmjen e së premtes procesin e verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë, të bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime. Bëhet fjalë për komunat Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj, të cilat i kanë përfunduar …

Më shumë...

Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Anton Çetta (1920-1995) mbledhës i folklorit, profesor i letërsisë dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë. Po atë vit familja e tij u shpërngul për në Tiranë, ku ai ka kryer edhe  shkollën  fillore. Shkollën e mesme e ka kryer në Liceun e Korçës, ku asokohe studionte elita intelektuale e trojeve shqiptare. Më pas ,ashtu sikur edhe shumë …

Më shumë...

Specialja mbyll dëshmitë, por jo kontestimet, kritikat shtohen teksa rasti i krerëve të UÇK-së, hyn në fazën finale

Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara po hyn në fazën përfundimtare, ndërkohë që mbrojtjet e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit tashmë kanë zyrtarizuar mbylljen e çështjeve të tyre. Me këtë, procesi hyn në segmentin final të fjalëve përfundimtare – por kritikat ndaj mënyrës së …

Më shumë...

U betuan Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe 27 anëtarët e Kuvendit Komunal

Sot, në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Malishevës, kanë dhënë betimin Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, si dhe 27 anëtarët e Kuvendit Komunal. Me këtë rast, të zgjedhurit nënshkruan edhe deklaratat zyrtare të betimit. Pas dhënies së betimit, kryetari Kastrati falënderoi qytetarët për besimin e dhënë për të …

Më shumë...

Trafiku Urban i kthehet punës, i paguhen faturat nga komuna

Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban iu rikthye punës të mërkurën me 3 dhjetor. Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik të mërkurën me 3 dhjetor 2025. …

Më shumë...

Komuna e Deçanit ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të ish-kryetarit, z. Mehmet Bojku

Komuna e Deçanit ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të ish-kryetarit, z. Mehmet Bojku. Në këtë tubim morën pjesë figura politike, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët e kujtuan z. Bojku si njeri të urtë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj komunës. U vlerësua kontributi i tij i çmuar në …

Më shumë...